AAB organizoi ceremoninë përcjellëse të z. Silvio Pedrazzi

16/06/2021



Më 16 qershor 2021, AAB organizoi ceremoninë përcjellëse të z. Silvio Pedrazzi, me rastin e përfundimit të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i bankës Intesa Sanpaolo Bank Albania. Në emër të AAB-së, Kryetari i saj, z. Bledar Shella, shprehu falënderimin e veçantë për bashkëpunimin dhe kontributin e z. Pedrazzi si Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe në drejtimin për disa vite në Shqipëri të një banke të suksesshme. Një falënderim i veçantë për z. Pedrazzi u bë edhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, i cili vlerësoi angazhimin e z. Pedrazzi në forcimin e imazhit të sektorit bankar dhe kontributin e tij në shumë institucione duke qenë anëtar i disa bordeve, por sidomos si Kryetar i AAB-së gjatë fatkeqësisë së tërmetit dhe periudhës së Covid-19.

Z. Pedrazzi shprehu falënderim mirënjohës për kolegët dhe bashkëpunëtorët, me të cilët arriti të përballojë sfida të rritjes së sektorit bankar, zhvillimit te ekonomisë, kontributit social dhe në mënyrë të veçantë në përballimin e suksesshëm të Covid-19.