Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
AAB – Njoftim për shtyp

6 Gusht 2014 – Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), duke marrë shkas nga reflektimi i vazhdueshëm në media i konstatimeve të parregullsive në funksionimin e disa aktiviteteve në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, dëshiron të sigurojë publikun, dhe veçanërisht klientët e bankave tregtare në vend, se aktiviteti i bankave tregtare vijon normalisht dhe parregullsitë e lartpërmendura nuk ndikojnë në aktivitetet e tyre operacionale, apo furnizimin me mjete monetare.

Pavarësisht nga ngjarja e rëndë, i gjithë sistemi financiar ka ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar vazhdimin normal të veprimtarisë për furnizimin me likuiditet të tregut ndërbankar ndërkohë që bankat tregtare janë gjithmonë të angazhuara të zbatojnë me përpikmëri kuadrin rregullativ dhe masat e nevojshme për realizimin e funksioneve të sigurimit dhe mbrojtjes.

Bankat anëtare të AAB-së garantojnë klientët e tyre për një funksionim normal të departamenteve të tyre si dhe për impenjimin maksimal për vazhdimësinë e sistemeve dhe aktiviteteve të tyre në mënyrë që të sigurojnë investimet e depozituesve.