AAB merr pjesë në workshopin mbi Bankingun e Hapur (Open banking) organizuar nga AKCESK

Më 7 maj 2024, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ishte pjesëmarrëse në tryezën e diskutimit mbi Open Banking organizuar nga AKCESK. Aktiviteti mblodhi së bashku palët kryesore të interesit për të diskutuar çështje të lidhura me zhvillimin e bankingut të hapur në Shqipëri. Të pranishëm ishin përfaqësues nga strukturat përgjegjëse për Open Banking në banka.

Folësit në këtë aktivitet përfshinin: Znj. Delina Ibrahimaj: Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Z. Endrit Yzeiraj: Zëvendës Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Znj. Luljeta Minxhozi: Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë; Znj. Mirlinda Karçanaj, Drejtor i Përgjithshëm i AKSHI; Z. Ervin Koçi: Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare.

Gjatë aktivitetit u trajtuan temat kryesore, duke përfshirë autoritetin certifikues që do të ofrojë shërbimin e certifikatave të kualifikuara për banking të hapur. AAB ngriti shqetësime në lidhje me procesin e certifikimit, duke shtruar pyetje të rëndësishme si kush do të ishte autoriteti certifikues, procesi për lëshimin e certifikatave dhe nëse certifikatat e testimit do të ishin të disponueshme përpara se sistemi të hynte në përdorim.

Në përfundim të çështjeve të diskutuara u ra dakord që bankat të mund të paraqesin një listë të atributeve që duhet të kenë certifikatat e lëshuara nga AKSHI. Kjo qasje bashkëpunuese synon të sigurojë një tranzicion të qetë drejt bankingut të hapur dhe të adresojë çdo shqetësim të pazgjidhur.

GALLERY

SHARE