Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
AAB merr pjesë në takimin e përbashkët me përfaqësues të shoqatave të bizneseve eksportuese

Në datën 11 maj 2023, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të  Bankave, z. Bledar Shella, morri pjesë në takimin e përbashkët me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, zoti Gent Sejko, si dhe me përfaqësues të shoqatave të bizneseve eksportuese, ku u diskutuan  shqetësimet e ngritura nga bizneset eksportuese lidhur me forcimin e kursit të këmbimit të lekut ndaj monedhës euro.

Në takim u dakordësua ngritja e një grupi teknik pune me qëllim analizimin më tej të situatës, kryerjen e parashikimeve të përbashkëta për ndikimin që një zhvlerësim i mëtejshëm i euros do të kishte në kompanitë eksportuese.

 

Gallery