AAB merr pjesë në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë

14/10/2019

Më 11 tetor 2019, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të
Shkencave Politike të Londrës (London School of Economics and Political Science – LSE),
organizon konferencën vjetore me temë “Një botë e re e guximshme? E ardhmja e bankingut në
vendet evropiane në zhvillim: rikonceptimi i përmasës, strukturës, pronësisë, politikave dhe
incentivave të tij”. Kjo konferencë organizohet nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së
Shqipërisë, z. Gent Sejko, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir
Meta, Ministres së Financave dhe Ekonomisë, zj. Anila Denaj, Kryetarit të Komisionit të
Ekonomisë dhe Financave, z. Arben Ahmetaj, përfaqësuesve të kabinetit qeveritar dhe
deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Të pranishëm gjithashtu përfaqësues të lartë të bankave
qendrore, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të institucioneve
financiare ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Banka Evropiane
për Rindërtim dhe Zhvillim, rrethe akademike në vend, përfaqësues të sistemit bankar e
financiar, përfaqësues të medias, si dhe stafi i Bankës së Shqipërisë.

Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Z. Silvio Pedrazzi, pjesëmarrës në këtë konferencë,
referoi në sesionin e parë gjatë të cilit u trajtuan luhatjet e vazhdueshme me të cilat po përballet
industria bankare, si pasojë e elementeve të ristrukturimit të bankave, ndryshimeve teknologjike,
zhvillimeve rregullatore dhe kontekstit të politikës monetare. Në fjalën e tij, Z. Pedrazzi
prezantoi zhvillimet e industrisë bankare gjatë 3 viteve të fundit.

 

Presentation:

 

Silvio PEDRAZZI, Kryetar, Shoqata Shqiptare e Bankave

Sistemi bankar në Shqipëri: Zhvillimet dhe potencialet e të ardhmes

Download

Foto