Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
AAB krijon dy komitete të përhershme teknike
Bordi Drejtues i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), në mbledhjen e datës 10 prill 2007, vendosi krijimin e dy komiteteve të përhershme teknike, brenda Sekretariatit të AAB: Komiteti Juridik dhe Komiteti për Mashtrimet me Kartat Elektronike. Krijimi i këtyre komiteteve teknike është reflektim i përpjekjeve dhe nevojës për një adresim më kompleks të cështjeve që lidhen me aktivitetin e tyre, sidomos me ato ligjore.
Komitetet do të përbëhen:
  • Komiteti Juridik – nga përfaqësuesit e të gjithë bankave
  • Komiteti për Mashtrimet me Kartat Elektronike – nga përfaqësuesit e bankave emetuese të kartave elektronike, kombëtare dhe ndërkombëtare