Bordi Drejtues i AAB ka emëruar Z. Spiro Brumbulli, në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB).
Z. Brumbulli ka një eksperiencë disa vjeçare dhe të sukseshme në sektorin bankar dhe atë akademik. Ai ka qenë për një kohë të gjatë profesor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ndërsa në vitin 2011 ka mbajtur postin e Rektorit në Tirana Busines University (TBU) dhe Dekan i Fakultetit të Administrimit të Biznesit në këtë universitet. Gjatë karrierës së tij 12 vjeçare në sektorin bankar ai ka qenë në pozicione drejtuese në Bankën Kombëtare Tregtare (Tiranë dhe Kosovë), si dhe në Bankën Kombëtare të Greqisë (NBG Bank). Së fundmi, ai ka punuar në pozicionin e Drejtorit të kabinetit të Ministrit të Financave. Z. Brumbulli mban titullin e Doktorit të Shkencave në Ekonomi.
Z. Brumbulli zëvendëson Znj. Endrita Xhaferaj, e cila lë pozicionin për një detyrë të re, pas më shumë se 6 vite pune në AAB.