AAB dhe Fibank Albania organizojnë workshopin “Bankingu i Hapur: nga Rregullorja te të Ardhurat – E Ardhmja e Inovacionit Financiar”

Në Evropë, Bankingu i Hapur ka evoluar nga një kërkesë rregullatore në një mundësi të fuqishme të inovacionit dhe rritjes. Ky transformim po përshpejtohet gjithashtu në Evropën Juglindore, dhe Shqipëria po bën hapa vendimtarë drejt zhvillimit të tij.

Në këtë kuadër, më 12 nëntor 2025, AAB, në bashkëpunim me Fibank Albania, organizuan workshopin “Bankingu i Hapur: nga Rregullorja te të Ardhurat – E Ardhmja e Inovacionit Financiar”, ku kompania IRIS Solutions ndau njohuri dhe përvoja mbi mënyrën se si rregulloret dhe përputhshmëria mund të shndërrohen në avantazh konkurrues, si dhe mbi mënyrën se si Bankingu i Hapur mund të krijojë vlera të reja për klientët, bizneset dhe ekonominë në tërësi.

Në workshop morën pjesë përfaqësues të 11 bankave tregtare në vend të angazhuara me digjitalizimin, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, si dhe të institucioneve të parasë elektronike dhe pagesave (IPE).

SHARE