Zhvillon punimet konferenca e dytë e AAB-së: Bankat dhe Rritja Ekonomike

14/11/2017

14 tetor 2017 – Shoqata Shqipare e Bankave organizoi konferencën e saj të dytë me temë: “Bankat dhe Rritja Ekonomike”.

Punimet e konferencës u hapën me fjalët përshnëdetëse të Kryetarit të AAB-së, z. Periklis Drougkas; Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko; dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj prezantoi rëndësinë e buxhetit publik në zhvillimin e ekonomisë. Folës nga Banka Botërore, BERZH, McKinsey&Company, Banka e Shqipërisë, Ministia e Zhvillimit të Turqisë, Banka Evropiane për Zhvillim, et.j refruan gjatë tre sesioneve të cilat u moderuan me sukses nga z. Periklis Drougkas, Kryetari i AAB-ës dhe Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania; Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe anëtar bordi BKT; Z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank and z. Jonathan Wheatley, IFC.

Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe këshilltari i Ministrit të Drejtësisë morrën pjesë në panelet e diskutimit. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të organizmave ndërkombëtare e institucioneve financiare në vend; të komunitetit të biznesit si dhe përfaqësues nga bota akademike.

Për më shumë lexo njoftimin për shtyp.