Zhvillon punimet forumi me temë “Edukimi financiar për përfshirjen financiare”

29/06/2018

Në datën 29 qershor 2018, zhvilloi punimet forumi me temë “Edukimi financiar për përfshirjen financiare”. Kjo veprimtari u organizua nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Bursës Shqiptare të Titujve (ALSE), Shoqatës së Tregëtimit të Titujve në Shqipëri (ASTA) dhe Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës (AMA). Në këtë forum, pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, institucioneve të tjera publike, shoqata të ndryshme, organizata jo – fitimprurëse, rrethe akademike në vend, përfaqësues të sektorit bankar e financiar, përfaqësues të medias, etj.

Gjatë punimeve të forumit, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi, ndërmjet Shoqatës Shqiptare e Bankave, Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës, Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, Shoqatës së Tregtimit të Titujve në Shqipëri, Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, Junior Achievement of Albania, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Shërbimit Kombëtar për Rininë.

Ky memorandum synon krijimin e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar dhe rritjen e bashkëpunimit dhe e koordinimit ndërinstitucional në fushën e edukimit financiar.

Për më tepër lexoni njoftimin për shtyp.