Zhvillon punimet Forumi i Kartave

04/05/2018

Në datë 4 maj 2018 zhvilloi punimet Forumi i Kartave, organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), me temë: “Rritja e përdorimit të kartës si instrument pagese”. Të pranishëm në forum ishin përfaqësues nga institucionet shtetërore, nga banka qendrore, nga bankat tregtare, nga shoqëritë financiare jo banka, nga institucione financiare ndërkombëtare, shoqëri private, organizata biznesi, shoqata e bankave të Greqisë dhe Kosovës, etj. Për herë të parë AAB solli me këtë forum një risi në organizimin e tij, duke e konceptuar në dy sesione, secili në format paneli duke synuar përcjelljen e drejtpërdrejtë të problematikave në lidhje me tematikën. Ky forum u organizua me mbështetjen e PayLink dhe Asseco.

Lexo më shumë