Zgjidhet Kryetari i ri i Shoqatës Shqiptare të Bankave

22/01/2018



Asambleja e Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), zhvilloi mbledhjen e radhës, në të cilën u mbajtën dhe zgjedhjet, sipas statutit, për 2 (dy) anëtarë të Bordit Drejtues si edhe Kryetarit dhe nën Kryetarit të ri.

Anëtarët e zgjedhur janë:

Z. Maltin KORKUTI, Drejtor i Përgjithshëm, Credins Bank
Zj. Adela LEKA, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive, ProCredit Bank Albania

Asambleja votoi gjithashtu edhe për zgjedhjen e z. Silvio PEDRAZZI, Drejtor i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania, si Kryetar të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe zj. Adela LEKA, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive, ProCredit Bank Albania, si nënkryetare të saj. 
Z. Pedrazzi zëvendëson në këtë funksion z. Periklis DROUGKAS, ish Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania.