Video e re Informative Kredia Overdraft

01/11/2017

AAB lancon videon e radhës të serisë “Banka Ime” me temë “Kredia Overdraft”. Kjo video informon publikun mbi karakteristikat e kredisë “Overdraft” siç janë shuma dhe afati i shlyerjes, dokumentet dhe garancitë që nevojiten, informacioni që jep banka në momentin e aplikimit, kostot për huamarrësin, mundësitë e shlyerjes së parakohshme, etj.