Takimi ATTF Alumni – 5 dhjetor 2017

05/12/2017

AAB organizoi në Tiranë më 5 dhjetor 2017 takimin e parë të ATTF Alumni. Në takim morën pjesë bankierët që kanë marrë pjesë në seminaret ndërkombëtare për AML, ACAMS & Compliance, HR – Menaxhimi i Personave për Menaxherët e Ekipit, Programi Ekzekutiv në Luksemburg. Takimi u përshëndet nga zj. Luciele Milani, përfaqësuese e Shtëpisë së Trajnimeve, Dega Ndërkombëtare në Luksemburg, e cila tregoi lidhur me performancën e shkëlqyer që të gjithë pjesëmarrësit nga Shqipëria kanë treguar në të gjitha seminaret dhe falënderoi AAB-në për bashkëpunimin e mirë. Gjithashtu Z. Spiro Brumbulli, Sekretar I Përgjithshëm i AAB-së, falenderoi AATf-në për mundësinë e shkëlqyer që u jep bankierëve shqiptar për t’u trajnuar. Në këtë eveniment morën pjesë edhe dy trajnerët më kryesorë të ekipit të HR të ATTF-së , z. Ossona dhe znj. Harnois, që është drejtuese e programit të HR në Luksemburg.