Takim mbi pagesat elektronike

23/01/2018



Në kontekstin e iniciativave dhe projekteve të fundit në tregun e pagesave dhe promovimin e përdorimit të pagesave elektronike u organizua një takim me përfaqësuesit e bankave dhe MADFOOATCOM, një kompani që fokusohet në fushën e pagesave elektronike. Takimi u organizua pas interesit të treguar nga kompania për tregun shqiptar dhe u ndoq edhe nga përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe përfaqësues të një prej kompanive të telekomunikacionit.