Shpallet fituesi i konkursit për realizimin e Logos së re të Shoqatës Shqiptare e Bankave (AAB)

30/01/2017

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), përfundoi Konkursin për realizimin e Logos së re të organizatës dhe ne kemi kënaqësinë të shpallim rezultatin. Koha e zhvillimit të konkursit ishte nga data 25 Nëntor deri më 19 Dhjetor 2016 dhe numri i pjesëmarrësve në këtë konkurs ishte 33.

Kemi kënaqësinë që në emër të AAB- së, të shpallim fitues të konkursit për realizimin e Logos së Shoqatës së Bankave:
Z. Ardit Prekaj, banues në Kosovë .

Shoqata Shqiptare e Bankave dëshiron të falënderojë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs si dhe përgëzon fituesin për arritjen e tij.