Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE) zhvillon takimin e parë

13/09/2018



Më 11 shtator 2018, Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE) zhvilloi takimin e parë zyrtar që prej krijimit dhe firmosjes së Memorandumit të bashkëpunimit (qershor 2018). Të pranishëm ishin përfaqësuesit e 9 organizatave që u bënë pjesë e kësaj iniciative, e cila synon përmirësimin e njohurive financiare të të gjitha grup moshave. Pjesmarrësit në takim diskutuan për mënyrën e funksionimit dhe projektet e përbashkëta për vitin 2018 -2019.