Komiteti Ligjor i AAB-së, u konceptua fillimisht si strukturë konsultative e Bordit Drejtues të dhe Asamblesë së Anëtarëve të AAB-së, por u konsolidua më pas si një tryezë e përhershme eksperience dhe debati profesional për juristët e bankave anëtare. Ky komitet u krijua zyrtarisht me vendim Nr. 5, datë 10.04.2007 të Bordit Drejtues të AAB.

Ndryshimet e legjislacionit në vend dhe veçanërisht përshtatja e tij me vendet e BE-së, kanë pasur në çdo moment vëmendjen e Komitetit Ligjor të AAB-së, si një faktor bashkëpunues, por disa herë edhe oponent, në lidhje me iniciativa të caktuara legjislative, veçanërisht ato që ndikojnë drejtpërdrejtë në veprimtarinë bankare.

Objektivat kryesore të Komitetit Ligjor:

  • Krijimi i një ambienti të përshtatshëm rregullator që lejon bankat të ushtrojnë veprimtari bankare të guxishme dhe bashkëkohore, por gjithnjë brenda normave të ligjshmërisë dhe konkurrencës së ndershme.
  • Gjetja e zgjidhjeve ligjore dhe unifikuese për praktikat gjyqësore lidhur me procesin e ekzekutimit të detyrueshëm, duke lobuar për këto zgjidhje si pranë administratës së sistemit të drejtësisë, por veçanërisht pranë sistemit gjyqësore dhe strukturave drejtuese e mbikëqyrëse të tij.

Kryesia e Komitetit

Veronika Prifti, përfaqësuese e American Bank of Investments (Kryetare)
Albina Hasanaj, përfaqësuese e Banka Kombëtare Tregtare (Nënkryetare)
Ledia Plaku, përfaqësuese e Intesa Sanpaolo Bank (Nënkryetare)

Anëtarët e tjerë të këtij komiteti janë:

Holta Zacaj, përfaqësuese e Alpha Bank Albania
Vilsa Lika, përfaqësuese e American Bank of Investments
Andon Daka and Luiza Halilaj, përfaqësues të Credins Bank
Zahira Blushi, përfaqësuese e Credit Bank of Albania
Erion Doko and Indrit Xhaferaj, përfaqësues të First Investment Bank
Rozeta Shehaj, përfaqësuese e Internetational Commercial Bank
Ledia Plaku and Julian Aliaj, përfaqësues të Intesa Sanpaolo Bank Albania
Jonida Lakuriqi and Loreta Bega, përfaqësues të NBG Bank Albania
Ardit Pepa, përfaqësues i Procredit Bank
Rudina Ziu, Ejvis Ndoni and Kujtim Mara, përfaqësues të Raiffeisen Bank
Grela Koçi and Venian Mile, përfaqësues të Tirana Bank
Genti Laci, përfaqësues i Union Bank
Arta Taipi, përfaqësuese e United Bank of Albania
Alban Mehmeti, përfaqësues të Veneto Banka

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn