Komiteti i AAB-së për Sigurinë e Informacionit, u krijua bazuar në Vendimin nr. 11, datë 06.12.2010 të Bordit Drejtues të AAB-së. Qëllimi kryesor i krijimit të tij ishte mbështetja që ky i fundit do t’i japë AAB-së në kuadrin e ndihmës që kjo i jep Sistemit Bankar në vendosjen dhe ruajtjen e një niveli të pranueshëm të sigurisë së informacionit në përputhje me kuadrin rregullator si edhe praktikat më të avancuara në këtë industri.

Ky komitet do të shërbejë gjithashtu për të promovuar rëndësinë e sigurisë së informacionit në ambientin bankar në Shqipëri si edhe një forum diskutimi dhe ndarje eksperiencash midis anëtarëve.

Objektivat dhe funksionet e Komitetit përcaktohen por nuk kufizohen në drejtimet e mëposhtme. Aktiviteti i Komitetit do të fokusohet në këto objektiva si dhe të tjerë që do të vendosen dhe miratohen nga anëtarët e Komitetit gjatë veprimtarisë së tij:

  1. Monitorimi dhe dhënia e feedback-ut mbi kuadrin rregullator dhe ndryshimet në të, në lidhje me Sigurinë e Informacionit në veprimtarinë e bankave.
  2. Shkëmbimi i informacionit lidhur me tendencat më të fundit në fushën e Sigurisë së Informacionit, me synim implementimin e Standardeve dhe “Best Practices” në lidhje me masat paraprake për Sigurinë e Informacionit.

Kryesia e Komitetit te Sigurisë së Informacionit

Oerd Cukalla, përfaqësues i Raiffeisen Bank (Kryetar)
Eni Nesturi, përfaqësuese e American Bank of Investments (Nënkryetare)
Valsi Thomollari, përfaqësues i Alpha Bank Albania (Nënkryetar)

Anëtarët e tjerë të këtij komiteti janë:

Fjorela Banushi, përfaqësuese e BKT
Artan Xhiku, përfaqësues i Credins Bank
Sofika Petrofski, përfaqësuese e First Investment Bank
Maks Leksani, përfaqësues i Intesa Sanpaolo Bank
Dilavis Kasollja, përfaqësues i International Commercial Bank
Odeta Peterci ,përfaqësuese e NBG Bank Albania
Hermiona Jole, përfaqësuese e Procredit Bank
Dritan Gucaj, përfaqësues i Societe Generale
Marsel Papaqako, përfaqësues i Tirana Bank
Altin Karaulli, përfaqësues i Union Bank
Ganiela Egro, përfaqësuese e United Bank of Albania,
Besmir Kurti, përfaqësues i Veneto Banka
Arnisa Mileti, përfaqësuese e Credit Bank of Albania

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn