Komiteti i AAB-së për Sigurinë Fizike në Banka u krijua bazuar në Vendimin nr. 4, datë 30.06.2008, të Bordit Drejtues të AAB-së. Iniciativa për krijimin e këtij Komiteti erdhi si domosdoshmëri e Drejtuesve të Sigurisë së Bankave anëtare për të pasur një forum të organizuar me qëllim bashkëpunimin për rritjen e sigurisë në banka dhe mbrojtjen e klientëve e të punonjësve.


Objektiva të tjera që ky Komiteti ka renditen si vijon:

  • Unifikimin e praktikave për rritjen e sigurisë në bankat e nivelit të dytë, duke formuluar disa masa të karakterit të përgjithshëm dhe të domosdoshme për zbatim, në formën udhëzimeve praktike;
  • Ndërhyrjen (organizimin e Lobingut) pranë organeve vendimmarrëse, rregullatorë dhe kontrolluese në lidhje me përmirësimin/ndryshimin e Kuadrit Ligjor, me fokus të veçantë sigurinë në sistemin bankar;
  • Përfshirjen sa më të gjerë dhe nxitjen e anëtarëve të Komitetit si dhe Kompanive që ofrojnë Shërbimin e Ruajtjes Fizike, për bashkëpunim, njohje, zbatimit të kuadrit ligjor po ashtu dhe ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta si grupe interesi;
  • Organizimin e trajnimeve dhe forumeve në nivel kombëtar dhe rajonal që kanë për qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe përvetësimin e praktikave më të mira në të këtë fushë;

Kryesia e Komitetit

Bajram Ibraj, përfaqësues i Intesa Sanapaolobank Albania, (Kryetar)
Henri Muhaxhiri, përfaqësues i Raiffeisen Bank Albania (Nënkryetar)
Rasim Borici, përfaqësues i American Bank of Investments (Nënkryetar)

Anëtarët e tjerë të këtij komiteti janë:

Dritan Balashi, përfaqësues i Alpha Bank Albania;
Artan Pjetërnikaj, përfaqësues i Banka Kombëtare Tregtare;
Bledar Aliaj, përfaqësues i Credins Bank;
Arjan Krypci, përfaqësues i First Investment Bank;
Andrin Gjana, përfaqësues i Credit Bank of Albania;
Klodian Maqellara, përfaqësues i International Commercial Bank;
Florjan Minarolli, përfaqësues i NBG Bank Albania;
Alban Bardhi, përfaqësues i Societe Generale Albania;
Erald Dervishi, përfaqësues i Tirana Bank;
Sokrat Dylgjeri, përfaqësues i Union Bank;
Elvis Sejko, përfaqësues i United Bank of Albania;
Besmir Kurti, përfaqësues i Veneto Banka;

Aktivitete

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn