Komiteti i AAB-së për Përputhshmërinë u krijua bazuar në Vendimin nr. 1, datë 01.03.2010 të Bordit Drejtues të AAB-së. Roli i punonjësit të përputhshmërisë në çdo bankë u bë jo vetëm më i rëndësishëm, por edhe më i vështirë e kompleks duke i dhënë një rëndësi të veçantë jo vetëm rolit të parandalimit të pastrimit të parave si një pjesë përbërëse e kësaj strukture por edhe kryerjes së aktivitetit të tyre në përputhje të plotë me ligjet dhe standardet kombëtare e ndërkombëtare.

Aktiviteti i Komiteti gjatë vitit të parë të krijimit u bazua kryesisht në dy iniciativa:

  1. Ndërhyrja për rregullimin e komunikimit formal në përputhje me Ligjin midis Autoriteteve Tatimore dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave nga njëra anë dhe bankave nga ana tjetër.
  2. Mundësia për të rregulluar aksesimin e bankave në informacionin mbi pozicionin penal të klientëve të tyre.

Ky Komitet ka si objektiva kryesore:

  • Përvijimin e urave të një komunikimi konstruktiv midis bankave dhe autoriteteve shtetërore;
  • Organizimin e vazhdueshëm të tryezave të konsultimit midis palëve;
  • Bashkërendimin e përpjekjeve për një sistem bankar të shëndetshëm dhe efikas;

Kryesia e Komitetit

Ndue Maluta, përfaqësues i Banka Kombetare Tregtare (Kryetar)
Doriana Larti, përfaqësues të Societe Generale Albania (Nënkryetare)
Suela Dhima, përfaqësuese e Tirana Bank (Nënkryetare)

Anëtarët e tjerë të këtij komiteti janë:

Ada Qazolli, përfaqësuese e Alpha Bank Albania
Yllka Balilaj, përfaqësuese e American Bank of Investments
Ardiana Sinani, përfaqësuese e Credins Bank
Zahira Palushi, përfaqësuese e Credit Bank of Albania
Erneta Roboci, përfaqësuese e First Investment Bank– Albania
Markelian Rriska, përfaqësues i Intesa Sanpaolo Bank
Agim Saqe, përfaqësues i NBG Bank Albania
Ardit Pepa, përfaqësues i ProCredit Bank
Dritan Dezhgiu, përfaqësues i Union Bank
Roza Sula, përfaqësuese e United Bank of Albania
Roland Subashi, përfaqësues i Veneto Banka

Aktivitete

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn