Komitetit i AAB-së për Komunikimin/Marrëdhëniet me Publikun, u krijua bazuar në Vendimin e Bordit Drejtues të AAB-së të datës 26 janar 2015. Qëllimi kryesor i Komitetit është të mbështesë AAB në drejtim të përmirësimit të imazhit të sistemit bankar dhe komunikimit më të mirë e efektiv me mediat në vend.

Objektivat kryesore të këtij Komiteti:

  1. Të diskutojë dhe adresojë çështje operacionale që lidhen me sektorin e komunikimit në sektorin bankar.
  2. Të rekomandojë strategji për përmirësimin e komunikimit të sistemit bankar me publikun / mediat, dhe forcimin e marrëdhënieve me median nëpërmjet AAB-së;
  3. Komunikimin mes anëtarëve për ballafaqimin e krizave që afektojnë të gjithë sistemin (në zbatim edhe të Planit të Manaxhimit të Krizave që do të hartohet me mbështetjen dhe miratohet nga ky Komitet);
  4. Të sigurojë mbikëqyrjen dhe monitorimin sipas nevojës, të kuadrit rregullator të institucioneve shtetërore, mbikëqyrëse dhe licencuese, në lidhje me komunikimin.

Kryesia e Komitetit

Viola Smaja, përfaqësuese e Raiffeisen Bank (Kryetare)
Lutjana Konomi, përfaqësues i Tirana Bank (Nënkryetare)
Lauresha Basha, përfaqësuese e Credins Bank (Nënkryetare)

Anëtarët e tjerë të këtij komiteti janë:

Aulona Driza, përfaqësuese e Alpha Bank Albania
Sonila Beqari, përfaqësuese e American Bank of Investments
Anduela Aliaj, përfaqësuese e BKT
Arian Krypci, përfaqësues i First Investment Bank
Elona Morava, përfaqësuese e International Commercial Bank
Balina Bodinaku, përfaqësuese e NBG Bank Albania
Loreta Gogaj, përfaqësuese e Procredit Bank
Ervin Beka, përfaqësues i Societe Generale Albania
Blerta Gazidedja, përfaqësuese e Union Bank
Venera Ashiku, përfaqësuese e United Bank of Albania (UBA)
Yllka Toci, përfaqësuese e Veneto Banka

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn