Në vitet 2005-2006, Visa International inicion dhe propozon, krijimin e forumit të përbashkët të bankave me qëllim parandalimin e mashtrimeve me karta nëpërmjet bashkëpunimit mes bankave, autoriteteve të ligjit dhe institucione të tjera. Në prill të 2007, me suportin e AAB-së dhe vendimin të Bordit Drejtues të AAB-së ky forum u shndrrua në Komitetin e Luftës Kundër Mashtrimeve me Karta dhe u organizua si komitet i përhershëm teknik i AAB-së.

Në prill të 2011 Komiteti u certifikua nga VISA International për implementimin e suksesshëm të programit “Merchant Account Information System” duke i renditur bankat në Shqipëri të parat në rajon për këtë aplikacion.

Ky Komitet, tashmë i quajtur Komiteti i Kartave, është më i organizuar, efikas, operacional dhe fleksibël, me reputacion më të konsoliduar.

Aktiviteti i Komitetit fokusohet në këto objektiva si dhe të tjerë që vendosen dhe miratohen nga anëtarët e Komitetit gjatë veprimtarisë së tij.

  1. Shkëmbimi i informacionit lidhur me tendencat më të fundit në fushën e kartave dhe shërbimeve lidhur me to;
  2. Sigurimin e një forumi ekspertësh të departamenteve përkatëse për të analizuar dhe diskutuar çështje në lidhje me këto produkte si dhe për të ndërmarre politika e veprime me interes të përbashkët;
  3. Ndërhyrjen pranë organeve vendimmarrëse, rregullatore dhe kontrolluese në lidhje me përmirësimin/ndryshimin e Kuadrit Ligjor;
  4. Organizimin e trajnimeve, seminareve, eventeve edhe forumeve në nivel kombëtar që kanë për qëllim përmirësimin e performancës bankare në tërësi dhe zhvillimin e sektorit të kartave bankare;
  5. Parandalimi i rasteve të mashtrimit me karta.

Kryesia e Komitetit

Nevila Kovaçi, përfaqësuese të Intesa Sanpaolo Bank Albania (Kryetare)
Imelda Kocaj, përfaqësuese e Bankës Kombëtare Tregtare (Nënkryetare)
Valbona Çuçka, përfaqësuese e Union Bank (Nënkryetare)

Anëtarët e tjerë të këtij komiteti janë:

Teuta Abazi përfaqësuese e Alpha Bank Albania
Odeta Paloka dhe Kristi Bodeci, përfaqësues të American Bank of Investments
Erion Maxhari përfaqësues i FIBank Albania
Elona Krastafilaku përfaqësuese e Banka Kombëtare Tregtare
Almida Asllani dhe Andria Kita, përfaqësuese të Credins Bank
Sreejan Kumar dhe Jonilda Shehu, përfaqësues të International Commercial Bank
Elton Kerluku, përfaqësues i Intesa Sanpaolo Bank Albania
Jorgo Dhroso dhe Erjona Çili përfaqësues të NBG Bank Albania
Belma Lushi dhe Erinda Ropi, përfaqësuese të Procredit Bank
Sonila Berxholi dhe Resmi Hibraj, përfaqësuese të Raiffeisen Bank
Sonila Kaso dhe Luida Kalemi, përfaqësuese të Societe Generale Albania
Monika Ballta, Vasilika Spiro dhe Kedrik Xhumetiku, përfaqësues të Tirana Bank
Denada Lame, përfaqësuese e Veneto Banka

Aktivitete