Komiteti i AAB-së për Burimet Njerëzore u krijua bazuar në Vendimin nr. 8, datë 09.11.2011 të Asamblesë së Anëtarëve të AAB-së. Propozimi për krijimin e këtij Komiteti teknik erdhi si nevojë e AAB-së për të evidentuar sa më mirë nevojave për trajnimeve për punonjësit e bankave anëtare në kuadrin e ndihmës që kjo i jep Sistemit Bankar, gjithashtu edhe si domosdoshmëri e Drejtuesve të Departamenteve të Burimeve Njerëzore të bankave anëtarë për t’u njohur dhe për të shkëmbyer eksperienca.

Objektivat kryesor të Komitetit të Burimeve Njerëzore, janë:

  • Sigurimi i një forumi ekspertësh të burimeve njerëzore për t’u mbledhur, analizuar dhe diskutuar çështje të fushës së burimeve njerëzore të industrisë bankare si dhe për të ndërmarrë politika e veprime me interes të përbashkët;
  • Ndërhyrjen (organizimin e Lobingut) pranë organeve vendimmarrëse, rregullatorë dhe kontrolluese në lidhje me përmirësimin/ndryshimin e Kuadrit Ligjor, në interes të përbashkët të gjithë punëdhënësve, me fokus të veçantë industrinë bankare;
  • Përfshirjen sa më të gjerë dhe nxitjen e anëtarëve të Komitetit si dhe Punëdhënësve të tjerë/Aktoreve të tjerë të mëdhenj të tregut të punës, për bashkëpunim, njohje, zbatimit të kuadrit ligjor po ashtu dhe ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta si grupe interesi;
  • Organizimin e trajnimeve, seminareve dhe konferencave në nivel kombëtar që kanë për qëllim përmirësimin e performancës bankare në tërësi dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor;
  • Përmirësimin e eficencës dhe zhvillimin e kapaciteteve të departamenteve të burimeve njerëzore nëpërmjet fokusimit në seminare të specializuara dhe cilësore si dhe analizave e studimeve të tregut bankar shqiptar.

Kryesia e Komitetit

Entela Zigori Intesa Sanpaolo Bank Albania Kryetare
Valbona Zeneli Raiffeisen Bank Nënkryetare
Gertjana Drita Tirana Bank Nënkryetare

Anëtarët e tjerë të këtij komiteti janë:

Adi Hoxha Alpha Bank Albania
Ariana Tushi Banka Kombëtare Tregtare
Jonela Panoti American Bank of Investments
Nertila Vasili American Bank of Investments
Ardian Angoni Credins Bank
Migena Hoxhallari First Investment Bank
Fjoralba Troka International Commercial Bank
Fjolla Gerqina Procredit Bank
Irida Vejsiu Societe Generale Albania
Enklida Çibuku Union Bank
Arta Taipi United Bank of Albania
Aktivitete