1. Objektivat

1.1 Bankat anëtare të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) hartojnë Kodin e Etikës Bankare (më poshtë Kodi) për të:

  • Vendosur standardet për një sjellje etike dhe komunikim të hapur midis bankave dhe ndaj klientëve;
  • Vepruar në mënyrë të paanshme dhe të arsyeshme në gjithë transaksionet me klientët e tyre;
  • Forcuar besimin e klientëve në sektorit bankar në tërësi;
  • Rritjen e pranisë dhe reputacionin e industrisë bankare;
  • Promovuar përgjegjshmërinë, transparencën dhe profesionalizmin në biznesin bankar;
  • Përqasjen e një qëndrimi të përgjegjshëm ndaj shoqërisë në përgjithësi si dhe ndaj anëtarëve të AAB-së, klientëve, personelit dhe konkurrentëve.
2. Parime të përgjithshme

2.1 Kodi është një dokument nëpërmjet të cilit bankat rregullojnë transaksionet e tyre të biznesit me klientët (individë apo shoqëri) dhe me bankat e tjera. Kodi përfaqëson ato vlera, të cilat bankat dëshirojnë t’i pranojnë dhe zbatojnë në marrëdhëniet e tyre të përditshme të biznesit.

2.2 Konkurrenca dhe kushtet e tregut duhet të stimulojnë bankat për të arritur standarde të larta në dobi të klientëve të tyre.

2.3 Bankat anëtare të AAB-së do të marrin masa për të parandaluar çdo lloj përdorimi të shërbimeve të tyre për qëllimin e pastrimit të parave apo të financimit të terrorizmit.

2.4 Kodi përmban elementët bazë që çdo bankë duhet t’i përfshijë në rregulloret dhe rregullat e brendshme të saj.

2.5 Kodi i njeh klientët me metodat me të cilat bankat kryejnë transaksionet e biznesit si dhe me atë se çfarë mund të presin ata nga marrëdhënia e tyre me bankat.

3. Fshehtësia dhe Sekreti Bankar

3.1 Bankat dhe stafi i tyre duhet të ruajnë në mënyrë strikte fshehtësinë e të dhënave të klientëve, dhe nuk duhet të nxjerrin detaje lidhur me llogaritë e depozitave të klientëve apo informacione e të dhëna të tjera, për të cilat ato marrin dijeni gjatë ushtrimit të aktivitetit bankar, me përjashtim të rasteve kur dhënia e informacionit kërkohet nga ligji.

3.2 Bankat do te përdorin të dhënat që kanë të bëjnë me klientët dhe llogaritë e tyre vetëm për të siguruar eficiencën lidhur me menaxhimin e llogarisë së klientit dhe ofrimin e shërbimeve bankare dhe në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale. Klientët kanë të drejtë të aksesojnë të dhënat e tyre për arsye verifikimi dhe/ose korrigjimesh të pasaktësive të mundshme.

3.3 Sistemet e informacionit të bankës duhet të jenë veçanërisht të mbrojtur ndaj ndërhyrjeve të paautorizuara në skedarët e bankës, për të mbrojtur kështu interesat e bankës dhe klientëve si dhe për të ruajtur integritetin e të dhënave.

3.4 Në rast detyrimi ligjor ose kur nxjerrja e informacionit personal bëhet me aprovim të klientit, bankat duhet të ushtrojnë kujdes maksimal kur përdorin informacione të tilla, me të janë njohur gjatë çdo faze të ofrimit të shërbimit (përpara, gjatë ose pas përfundimit të marrëdhënies kontraktore), si dhe duhet të marrin të gjitha masat e mundshme dhe të arsyeshme për përmbushjen e këtyre detyrimeve.

3.5 Shkëmbimi i një informacioni të konsoliduar midis bankave, lidhur me grupe të caktuara klientësh, si pjesë e transferimit elektronik të të dhënave sasiore mbi transaksionet bankare dhe/ose për qëllime statistikore, nuk përbën shkelje të fshehtësisë së dhënave nëse se është kryer në përputhje me dispozitat ligjore të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

4. Marrëdhëniet e bankës me klientët

4.1 Rregullat e këtij Kodi do të rregullojnë marrëdhëniet midis bankave dhe klientëve të tyre. Qëllimi është mbrojtja e interesave të klientëve dhe bankave në përputhje me legjislacionin në fuqi, me rregulloret (e kredisë dhe ato të politikave monetare) të Bankës së Shqipërisë si dhe etikës së biznesit në përgjithësi.

4.2 Bankat nuk do të angazhohen në asnjë veprim të koordinuar apo marrëveshje me ndonjë bankë ose organizatë tjetër, me qëllim fiksimin e tarifave për shërbimet, ndarjen e shërbimeve të ofruara, ose përjashtimin e konsumatoreve të caktuar nga shërbime të caktuara që mund të çojnë ose të kenë efekt në kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës.

4.3 Marrëdhëniet ndërmjet bankave dhe klientëve të tyre duhet të bazohen mbi një besim të dyanshëm; të dyja palët duhet të inkurajojnë gjithmonë shkëmbimin e rregullt dhe sistematik të informacionit në të gjithë aspektet, në mënyrë që transaksionet e tyre të kryhen në kohë, saktësisht dhe plotësisht.

4.4 Gjatë ekzekutimit të transaksioneve, bankat duhet të tregojnë shumë kujdes; ato duhet tu sigurojnë klientëve një informacion të plotë në të gjitha degët e tyre, duke u vënë në dispozicion në ambientet e tyre fletëpalosje informative mbi shërbimet bankare bazë që ofrohen, dhe të japin, në çdo rast, në mënyrë të qartë e të thjeshtë, të gjitha detajet e nevojshme; t’u bëjnë të ditur klientëve rreziqet e mundshme me të cilat mund të ndeshen; të trajtojnë me kujdesin maksimal ankesat e klientëve, duke përfshirë këtu dhe shqyrtimin objektiv të këtyre ankesave, duke mos mbajtur të fshehtë gabimet e kryera nga ana e personelit të bankës.
… Klikoni me poshte per te shkarkuar dokumentin e plote.

Shkarko

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn