Periklis DROUGKAS

Kryetar
Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania

Më shumë

Z. Periklis Drougkas është Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania që prej vitit 2012. Karrierën me Alpha Bank e ka filluar në Mars 2008 si Drejtor i Biznesit Bankar me Pakicë pranë Alpha Bank Serbia.
Ai vjen nga një eksperiencë e gjatë në fushën e shërbimeve bankare duke filluar që prej vitit 1992 dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në Citibank, ABG, ING Bank, Egnatia Bank dhe EFG Eurobank.
Ai është anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, i Dhomës Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, i Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipërisë, i Shoqatës së Bizneseve Greke dhe i Shoqatës Shqiptare të Bankave.
Z. Drougkas ka përfunduar Universitetin e Shkencave Ekonomike dhe Biznesit në Athinë. Ai flet gjuhën Angleze, Italiane dhe Serbe.


Silvio PEDRAZZI

Zv./Kryetar
Drejtor i Përgjithshëm, Intesa Sanpaolo Bank Albania

Më shumë

Z.Pedrazzi  u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe anëtar i Bordit të Intesa Sanpaolo Bank Albania më 1 tetor 2013. Para emërimit në këtë pozicion ai ka qenë  Drejtor i  Commonwealth of Independent States (CIS) & South Mediterranean Area, përgjegjës për të koordinuar filiale të vendosura në Federatën Ruse, Ukrainë dhe Egjipt.

 

Ai e filloi karrierën e tij në sektorin bankar në vitin 1978 duke punuar në disa  banka të kursimeve italiane dhe iu bashkua Intesa Sanpaolo Group në vitin 2000. Në Itali, ai mbajti pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Cassa di Risparmio di Spoleto dhe të Cassa di Risparmio di Ascoli Piceno. Në vitin 2006 ai u emërua zëvendës kryetari i parë i Bordit Drejtues të Bankës Intesa Beograd (Serbi) dhe në vitin 2008 si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Pravex-Bank (Ukrainë).

 

Përveç punës për Grupit Intesa Sanpaolo, ai është i përfshirë në mënyrë aktive në shoqatat kryesore si vijon:

  • Kryetari i Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA)
  • Zëvendës Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB)
  • Anëtar Bordi i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri
  • Anëtar i Bordit të Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve në Shqipëri (AIDA)

Dritan MUSTAFA

Anëtar
Drejtor i Përgjithshëm, Tirana Bank

Më shumë

Z. Mustafa u bë pjesë e Tirana Bank në Dhjetor 2014 si Zv. Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Komanduar në Janar 2015, duke marrë përsipër përgjegjësine e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, Zv. Kryetarit të Këshillit Drejtues të Tirana Bank dhe Anëtarit të Këshillit Drejtues të Tirana Leasing. Që prej Nëntorit 2016, z. Mustafa është ngarkuar me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv në Tirana Bank. Z. Mustafa ka eksperiencë në sistemin bankar prej vitit 1995 në banka si BKT, NBG dhe Credit Agricole, kryesisht në pozicione drejtuese duke përfshirë edhe pozicionin e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm që prej vitit 2004. Z. Mustafa është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Administrim Biznes dhe zotëron një diplomë Master për Administrim Biznesi akorduar nga International Hellenic University, Selanik.


Andi BALLTA

Anëtar
Drejtor i Përgjithshëm, American Bank of Investments

Më shumë

Z. Ballta ka një eksperiencë të gjatë në sektorin bankar në SHBA dhe Europe. Z. Ballta ishte i ngarkuar me përgjegjësinë e oportuniteteve për investime në Shqipëri, Bosnjë, Kroaci, Maqedoni, Greqi, Kosovë, dhe Mal i Zi. Gjatë kësaj kohe, ai ka udhehequr blerjen dhe menaxhimin e nje portofoli rajonal të tokave në vijë të parë në bregdet për zhvillim në Greqi dhe në Ballkanin Perëndimor. Në korrik 2014, fokusi i tij kryesor u zhvendos në menaxhimin dhe rritjen e kompanisë rajonale të NCH, per blerjen e borxhit, mbledhjen, dhe të financimit, Tranzit. Para se t’i bashkohej NCH, z. Ballta ka punuar për shtatë vjet me Israel Discount Bank në Nju Jork dhe Miami si Zv. President dhe Head of Sponsored. Në këtë pozicion, ka drejtuar kredi me risk te larte, gjenerimin e biznesit, strukturimin, vlerësimin e kredisë dhe tregëtimin në tregun primar dhe sekondar. Në mes te viteve 1990 në Shqipëri, z. Ballta ka ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në procesin e privatizimit dhe në lehtësimin e investimeve direkte në vend. Z. Ballta ka mbaruar studimet për Administrim Biznesi nga Universiteti Shtetëror i Tiranës dhe ka një master nga Universiteti i Shën Thomas në Miami, Florida (MBA).


Frédéric BLANC

Anëtar
Drejtor i Përgjithshëm i Societe Generale Shqipëri

Më shumë

Z. Blanc është Drejtor i Përgjithshëm i Societe Generale në Shqipëri. Ai ka punuar në sektorin bankar për 20 vjet dhe ka mbajtur disa poste drejtuese në Francë, dhe në rrjetin internacional në Azi, pranë Grupit Société Générale. z. Blanc e ka nisur karrierën në Departamentin e kontrollit të përgjithshëm, më pas ka qenë në krye të shumë funksioneve pranë « banque de détail en France » dhe në Azi, me saktësisht në Kinë dhe Vietnam.
Z. Blanc është diplomuar pranë Universitetit Louis Pasteur (Strasbourg I) dhe pranë Institutit të Studimeve Politike në Paris. Në gusht 2013, z. Blanc u delegua nga z. de Saint Jean si zv. Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë France-Albanie. Në shtator 2013, ai u zgjodh Anëtar i Bordit Drejtues të AAB (Shoqata Shqiptare e Bankave).


Bozhidar TODOROV

Anëtar
Drejtor i Përgjithshëm i First Investment Bank

Më shumë

Z. Bozhidar Todorov është Drejtor i Përgjithshëm i Fibank që nga muaji tetor i vitit 2007. Para emërimit të tij në këtë pozicion, ai punonte si Drejtor i Drejtor i Departamentit të Huave të Këqija dhe Provigjoneve në Fibank Bulgaria; Z. Todorov është një punonjës i kësaj banke dhe ka mbuluar pozicione të ndryshme që nga viti 2001. Ai është është Kryetar i Dhomës së Tregtisë Bullgaro-Shqiptare dhe anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave.