
Bledar SHELLA
Kryetar
Drejtor i Përgjithshëm, Banka OTP Albania
Z. Bledar Shella është Drejtor i Përgjithshëm / Kryetar i Bordit të Manaxhimit në Bankën OTP Albania që prej muajit Dhjetor të vitit 2018. Atij i ‘u besua drejtimi i OTP Bank Albania, pas një eksperience të gjatë në funksione drejtuese në Bankën Societe Generale Albania. Për një periudhë 7 vjeçare Z. Shella ka drejtuar Departamentin e Menaxhimit të Riskut e më pas, në vitin 2015 ai u zgjodh Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Divizionit Retail në Bankën Societe Generale Albania. Përpara se të bashkohej me Bankën Societe Generale Albania, Z. Shella ka mbuluar pozicionin e Zv. Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes dhe Drejtor i Inspektimeve të Bankës së Shqipërisë, bankë në të cilën ka nisur karrierën e tij në Tetor të vitit 2000 në Administrimin e Rezervës Valutore, pranë Departamentit të Operacioneve Monetare.
Krahas angazhimit në Sektorin Bankar ai ka dhënë kontributin e tij në fushën akademike si Lektor pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës si dhe në Programin Master pranë Universitetit Evropian të Tiranës.
Z. Shella është anëtar Bordi i Shoqatës së Investitorëve të huaj në Shqipëri (FIAA) si dhe pjesë e Asamblesë së Shoqatës së Bankave të Shqipërisë (AAB).
Z. Shella është diplomuar në Financë dhe Kontabilitet pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës dhe mban titullin Analist Financiar i Çertifikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Profesionistëve, Chartered Financial Analyst (CFA) ne Charlottesville, SHBA. Ai zotëron tre gjuhë të huaja Anglisht, Italisht dhe Frëngjisht.

Seyhan PENCABLIGIL
Zëvendës Kryetar
Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT)
Z. Seyhan Pencablıgil, i laureuar si B.A. në Administrim Biznesi dhe si M.A. në Menaxhim të Përgjithshëm nga Universiteti i Bosforit në Turqi dhe M.Sc. në Financë nga Universiteti i Lancaster në Mbretërinë e Bashkuar, ka kryer studimet e doktoratës për Filozofi pranë Universitetit të Sofies në Bullgari. Z. Pencablıgil është Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT-ës që prej Tetorit të vitit 2000, Kryetar Nderi i Komitetit Kombëtar në Dhomën Ndëkombëtare të Tregtisë – ICC Albania, Kryetar i “Albania Leasing Sh.a.”, dhe Anëtar Alternativ i Bordit të Drejtorëve të Institutit Botëror të Bankave të Kursimit (WSBI). Në të kaluarën Z. Pencablıgil ka mbajtur pozicione të tjera si Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Anëtar i Bordi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). në vitin 2012, Z. Pencablıgil është zgjedhur si “Drejtori i Përgjithshëm i Vitit në Evropë” nga revista prestigjioze “EMEA Finance”. Ai është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” dhe së fundmi Z. Pencablıgil është vlerësuar nga revista prestigjioze financiare Finance Central Europe si “Bankieri më i mirë në Shqipëri për vitin 2020”.

Maltin KORKUTI
Anëtar
Drejtor i Përgjithshëm, Credins Bank
Z. Maltin Korkuti është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i bankës Credins më 17 korrik 2014. Para këtij pozicioni, ai mbante postin e zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Bankës Credins si dhe anëtar Bordi që prej themelimit të saj në 31 mars 2003. Z. Korkuti ka një eksperiencë mbi 20 vjeçare në industrinë bankare, sektorin e sigurimeve, menaxhimin e operacioneve bankare, riskut dhe veprimtarisë së thesarit.
Ai është një nga themeluesit e Bankës Credins si e para bankë me kapital shqiptar duke luajtur një rol kyç në krijimin e strukturave të Bankës si dhe rritjen dhe zhvillimin e saj ndër vite, duke u pozicionuar sot një nga dy bankat kryesore në treg. Z. Korkuti është nismëtar i themelimit, ngritjes dhe zhvillimit të suksesshëm të veprimtarisë së disa prej institucioneve të rëndësishme financiare në fushën e sigurimit, investimeve, leasing, brokerimit dhe bursës të krijuara në Shqipëri, disa prej të cilave janë nga iniciativat e para të ndërmarra në vend.
Fillesat e karrierës së tij në sektorin financiar kanë qënë në funksione drejtuese në Bankën e Kursimeve dhe më pas në Institutin Financiar “Credins” dhe në Credins Bank.
Z. Korkuti mban titullin “Magister rerum socialium oeconomicarumque” nga Universiteti i Vienës, fakulteti Ekonomisë, Dega Administrim Biznesi Ndërkombëtar në 1999, si dhe titullin Doktor nga Universiteti i Tiranës, Dega Financë – Kontabilitet në vitin 2004.
Z. Korkuti, përtej gjuhës amtare shqip, komunikon rrjedhshëm në Anglisht dhe Gjermanisht dhe ka njohuri të mira në Italisht.

Dritan MUSTAFA
Anëtar
Drejtor i Përgjithshëm, Tirana Bank
Z. Mustafa u bë pjesë e Tirana Bank në Dhjetor 2014 si Zv. Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Komanduar në Janar 2015, duke marrë përsipër përgjegjësinë e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, Zv. Kryetarit të Këshillit Drejtues të Tirana Bank dhe Anëtarit të Këshillit Drejtues të Tirana Leasing. Që prej Nëntorit 2016, z. Mustafa është ngarkuar me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv në Tirana Bank.
Z. Mustafa ka eksperiencë në sistemin bankar prej vitit 1995 në banka si BKT, NBG dhe Credit Agricole, kryesisht në pozicione drejtuese duke përfshirë edhe pozicionin e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm që prej vitit 2004. Z. Mustafa është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Administrim Biznes dhe zotëron një diplomë Master për Administrim Biznesi akorduar nga International Hellenic University, Selanik.

Bozhidar TODOROV
Anëtar
Drejtor i Përgjithshëm, Fibank Albania
Z. Todorov mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv në Fibank Albania që prej Tetorit 2007. Ai ka një eksperiencë prej më shumë se 25 vitesh në sistemin bankar, pjesën më të madhe në nivele të larta drejtuese. Në periudhën gusht 2003 – tetor 2007 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Kredive me vonesë dhe Provigjionimit në First Investment Bank, Bullgari.
Z. Todorov është Drejtor i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro Shqiptare që prej muajit shkurt 2011 dhe ka qenë anëtar i Bordit Mbikëqyrës, Thesarist i FIAA në periudhën 2015 – 2019. Ai i ka mbajtur këto pozicione i nxitur nga ambicia e dëshira për të influencuar përmes vendimmarrjeve të rëndësishme që impaktojne zhvillimin ekonomik dhe rritjen e biznesit ne Shqiperi.
Mban titullin Master ne Finance nga Universitet za nacionalno i zvetovno stopanstvo ne Sofie, Bullgari.