Organizohet mbledhja vjetore e grupit të përdoruesve të platformës SWIFT në Shqipëri (UGM)

07/06/2018

Më 7 qershor, AAB mirëpriti organizimin e mbledhjes vjetore të UGM-së. Takimi i punës u zhvillua në 2 pjesë dhe në të morën pjesë përfaqësues të bankave anëtare si p.sh.: drejtues të sigurisë së informacionit – CISO; drejtues të IT-së; persona të kontaktit të SWIFT-it. Të pranishëm, gjithashtu, edhe përfaqësues të Bankës së Shqipërisë.

Takimi u përqendrua në zhvillimet në platformën SWIFT dhe përditësimin e programeve të sigurisë së klientit dhe përputhshmërisë.

Foto