Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
31
May
Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) zgjedh kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës

AAB ka kënaqësinë të njoftojë rizgjedhjen e z. Bledar Shella si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së. Zgjedhjet për Kryetarin dhe anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës u zhvilluan gjatë mbledhjes së Asamblesë së Anëtarëve të mbajtur më 30 maj 2023, ku anëtarët ri-konfirmuan z. Shella si Kryetar të AAB-së. Në funksionin e Kryetarit, z. […]

Lexo më shumë
23
May
Workshop i Komitetit të Auditimit të AAB-së

Në 22 maj 2023, u organizua workshop i Komitetit të Auditimit të AAB, i cili synoi rritjen e aftësive në fushën e auditimit, ndarjen e njohurive, njohjen me praktikat më të mira të industrisë, si dhe bashkëpunimin  e frytshëm brenda ekipit. Nëpërmjet një agjende të hartuar mirë, pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në diskutime dhe aktivitete që kontribuan në punën […]

Lexo më shumë
23
May
Workshop për financimin në monedhën vendase dhe mbrojtjen ndaj lëvizjeve të kursit të këmbimit

Financimi afatgjatë në monedhën vendase krijon mundësi për biznesin, në të gjithë sektorët, dhe kontribuon në zhvillimin e tregjeve të kapitalit. Megjithatë, kërkon gjithashtu një menaxhim efektiv të ekspozimit të monedhës. Në këtë kontekst, AAB mundësoi organizimin e një  workshopit nga TCX, mbi financimin në monedhën vendase dhe mbrojtjen ndaj lëvizjeve të kursit të këmbimit. […]

Lexo më shumë
17
May
Vizitë e studentëve në zyrat e AAB-së

Në datë 17 maj 2023, një grup i përbërë nga 18 studentë të Kolegjit të Biznesit Gary W. Rollins, Chattanooga, Universiteti i Tennesse, të shoqëruar nga dy profesorë, zhvilluan një vizitë në zyrat e Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB). Studentët u pritën nga z. Spiro Brumbulli, Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së, i cili i uroi […]

Lexo më shumë
12
May
AAB merr pjesë në takimin e përbashkët me përfaqësues të shoqatave të bizneseve eksportuese

Në datën 11 maj 2023, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të  Bankave, z. Bledar Shella, morri pjesë në takimin e përbashkët me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, zoti Gent Sejko, si dhe me përfaqësues të shoqatave të bizneseve eksportuese, ku u diskutuan  shqetësimet e ngritura nga bizneset eksportuese […]

Lexo më shumë
12
May
Zhvillohet vizitë pune me Shoqatën e Bankave të Kosovës

Në datën 8 maj 2023, Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së, z. Spiro Brumbulli, së bashku me përfaqësues të Zyrës Ekzekutive, zhvilluan një vizitë pune në zyrat e Shoqatës së Bankave të Kosovës në Prishtinë. Qëllimi i kësaj vizite ishte koordinimi i  veprimtarive të përbashkëta në interes të sektorit bankar në Shqipëri dhe Kosovë si dhe zgjerimi […]

Lexo më shumë
2
May
AAB publikon broshurën “Përgjegjësia Sociale e Korporatave” , Janar – Mars 2023

AAB publikon broshurën e Përgjegjësisë Sociale të Korporatave për industrinë bankare. Ky botim prezanton përpjekjet e bankave anëtare për një shoqëri dhe ekonomi më të mirë, për një ambient të pastër dhe të shëndetshëmqë ndihmojnë një zhvillim të qëndrueshëm.   Lexo broshurën

Lexo më shumë
25
Apr
Prezantim mbi Bankingun e Hapur nga Grupi Asseco

25 prill 2023 – AAB mundësoi për bankat një prezantim mbi Bankingun e Hapur. Grupi Asseco, i cili vepron në fushën e teknologjisë së informacionit dhe me aktivitet në rreth 60 vende në mbarë botën, solli për pjesëmarrësit zgjidhjet që ofron dhe aplikoj për bankat për të arritur zbatueshmërinë e Bankingut të Hapur në përputhje […]

Lexo më shumë
13
Apr
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Kuizit të Parasë

Në datën 13 prill 2023, në mjediset e Shoqatës Shqiptare të Bankave u zhvillua ceremonia  e ndarjes së çmimeve për fituesit e finales kombëtare të Kuizit të Parasë 2023. Fituesit e 3 (tre) vendeve të para të konkursit u vlerësuan me çmimet e mundësuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Për më tepër, mësueset e […]

Lexo më shumë
7
Apr
Workshop: PSD2-API: Rruga drejt përputhshmërisë

AAB, në bashkëpunim me shoqërinë CRIFF dhe Golden Dimension (GD), anëtare e Berlin Group Standard si dhe pjesë e Bordit Këshillues të Berlin Group, organizoi një workshop me temë “PSD2- API: Rruga drejt Pajtueshmërisë”. Aktiviteti u organizua online më 7 prill 2023 dhe u ndoq nga më shumë se 45 pjesëmarrës nga bankat anëtare. Si […]

Lexo më shumë
7
Apr
Përfaqësues të sektorit bankar marrin pjesë në Forumin “30 Vite Ekonomi e Lirë – Sektori Bankar”

Në datën 6 prill 2023, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, organizoi Forumin “30 Vite Ekonomi e Lirë – Sektori Bankar”. Kontributi i sektorit bankar në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, financat e qëndrueshme, digjitalizimi i pagesave, si dhe sfidat më të cilat është përballur dhe vijon të përballet sistemi bankar në mjedisin ku […]

Lexo më shumë
30
Mar
Zhvillohet finalja kombëtare e Kuizit të Parasë 2023

Më 30 mars 2023, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), organizoi për herë të pestë Kuizin Evropian të Parasë, ku u regjistruan 926 nxënës të grup moshës 13-15 vjeç nga 89 shkolla nga i […]

Lexo më shumë
20
Mar
Ceremonia e hapjes së Javës së Parasë 2023: “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”

Shoqata Shqiptare të Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në datat 20-26 mars 2023, festojnë Javën e Parasë 2023, nën sloganin “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”. Gjatë kësaj javë, AAB, së bashku me bashkëpunëtorët dhe partnerët e saj, është […]

Lexo më shumë
15
Mar
Leksion i hapur mbi bankingun digjital

Më 15 mars 2023, znj. Irida Huta, Kryetare e Komitetit të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative në AAB, mbajti një orë leksioni të hapur me studentë të Albania University, në degët Financë – Bankë dhe Menaxhim biznesi. Bankingu digjital, efekti në ekonomi i uljes së parasë fizike në qarkullim si dhe mënyra sesi bankat […]

Lexo më shumë
8
Mar
Takim i Bordit Mbikëqyrës me Komitetin e Burimeve Njerëzore

Në datën 7 mars 2023, Bordi Mbikëqyrës i AAB-së organizoi një takim diskutimi me anëtarët e Komitetit të Burimeve Njerëzore. Të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë mbi sfidat që përballet sektori dhe të shkëmbejnë ide për të maksimizuar efikasitetin e burimeve njerëzore dhe rritjen e kapaciteteve të reja, si një domosdoshmëri në situatën aktuale. Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e bankave ndanë […]

Lexo më shumë
7
Mar
Workshop mbi Bankingun e Hapur

Më 7 mars 2023, AAB dhe CRIF, një kompani e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve digjitale novatore për bankat, institucionet financiare, shoqëritë utilitare dhe bizneset, në çdo fazë të marrëdhënies me klientët, organizuan një workshop mbi Bankingun e Hapur (Open Banking). Nëpërmjet shembujve praktikë të aplikuara nga kompania CRIF, aktiviteti synoi të prezantojë për të […]

Lexo më shumë
28
Feb
Takim diskutimi mbi qasjen në financë dhe kreditimin e bujqësisë

Në datën 28 shkurt 2023, u zhvillua një takim diskutimi organizuar nga Banka Botërore, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB), me pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Adela Xhemali, zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Enio Civici dhe drejtues të bankave tregtare. Në fjalën e tij, Përfaqësuesi […]

Lexo më shumë
9
Feb
Seminari me Kombet e Bashkuara në Shqipëri për zhvillimin e qëndrueshëm

Më 9 Shkurt 2023 u organizua seminari “Transformimi i botës sonë: Axhenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm”. Aktiviteti u drejtua nga përfaqësues të Kombeve të Bashkuara Shqipëri dhe trajtoi mënyra për të përshpejtuar progresin në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Prezantimi u ndoq me tepër interes nga përfaqësuesit e bankave. Kjo është një nga nismat e ndërmarra nga Shoqata […]

Lexo më shumë
7
Feb
AKCESK dhe AAB nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit

Shoqata Shqiptare e Bankave morri pjesë në konferencën “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, organizuar nga AKCESK , e cila zhvilloi punimet më 7 shkurt 2023. Gjatë punimeve të konferencës u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike  (AKCESK) dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), i cili mundëson bashkëpunimin […]

Lexo më shumë
24
Jan
Thirrje për shprehje interesi për prodhimin e një videoje shpjeguese në lidhje me projektin e digjitalizimit të pagesave të shërbimeve publike të ofruara nga e-Albania

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) shpall “Thirrjen për shprehje interesi” për prodhimin e një videoje shpjeguese në lidhje me projektin e  digjitalizimit të pagesave të shërbimeve publike të ofruara nga e-Albania, e cila është pikë e vetme për marrjen e shërbimeve publike. Kjo thirrje për shprehje interesi vjen në mbështetje të punës për zbatimin e projektit, […]

Lexo më shumë