Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
21
Dec
Prezantohen gjetjet e studimit: Besimi dhe perceptimi i klientëve për bankat dhe sektorin bankar shqiptar

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) më 21 dhjetor 2022, organizoi prezantimin e gjetjeve të studimit mbi besimin dhe perceptimin e klientëve për bankat dhe sektorin bankar. Ky është studimi i dytë, i cili kryhet nga AAB tashmë me një frekuencë tre vjeçare dhe evidenton perceptimin e klientëve bankarë dhe eksperiencën e tyre ndaj shërbimit të […]

Lexo më shumë
15
Dec
AAB zhvillon mbledhjen e Asamblesë së Anëtarëve dhe pritjen tradicionale përmbyllëse të vitit

Më 14 dhjetor 2022, u mbajt mbledhja e Asamblesë së Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), gjatë të cilës u vlerësuan aktivitetet e Shoqatës gjatë vitit 2022 si dhe u diskutuan dhe miratuan plani i biznesit dhe buxheti për vitin 2023. Në përfundim të mbledhjes, anëtarët, së bashku me përfaqësues të bankave tregtare dhe […]

Lexo më shumë
24
Nov
Takim i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së me anëtarët e Komitetit Ndihmës të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative

Procesi i digjitalizimit dhe projektet në fushën e digjitalizimit të shërbimeve dhe pagesave në industrinë bankare janë ndër prioritetet e veprimtarisë së AAB-së. Gjatë vitit 2022, AAB-ja ka organizuar dhe ka qenë pjese e diskutimeve dhe tryezave të përbashkëta me strukturat përkatëse shtetërore dhe palët e interesuara në lidhje me digjitalizimin e shërbimeve financiare. Për […]

Lexo më shumë
18
Nov
Takim i Kryetarit të AAB-së me gazetarët e ekonomisë

Kryetarit i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), z. Bledar Shella, zhvilloi, më 18 nëntor 2022, një takim me gazetarët e ekonomisë të medias së shkruar dhe asaj vizive. Z. Shella prezantoi zhvillimet e fundit të sektorit, sidomos efektin e rritjes së normave të interesit dhe ecurinë e kredidhënies.  Njëkohësisht, u dha informacion për disa çështje ligjore […]

Lexo më shumë
16
Nov
Mëngjes pune i IFC-së me bankat
Maksimizimi i mundësive të financimit të qëndrueshëm

“Maksimizimi i mundësive të financimit të qëndrueshëm” ishte tema e mëngjesit të punës së organizuar më 15 nëntor 2022 nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB) dhe me pjesëmarrjen e drejtuesve të departamenteve të korporatave, të SME-ve dhe riskut, të sektorit bankar në Shqipëri. IFC-ja prezantoi për […]

Lexo më shumë
10
Nov
Kryetari i AAB në mbledhjen VIII të Komitetit Kombëtar të Sistemeve të Pagesave

Kryetari i  Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) mori pjesë në mbledhjen e tetë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP), e cila u zhvillua në datën 9 nëntor 2022, në mjediset e Bankës së Shqipërisë. Përveç anëtarëve të KKSP, anëtarë të së cilit janë dhe Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave me Kryetarin e Komitetit […]

Lexo më shumë
31
Oct
AAB publikon të dhënat financiare të paaudituara të tremujorit të tretë

AAB publikon të dhënat financiare të paaudituara të 12 bankave anëtare për tremujorin e tretë të vitit 2022. Këto të dhëna janë përgatitur nga bankat përkatëse sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF). Për më tepër informacion klikoni këtu.

Lexo më shumë
19
Oct
Takim i Bordit Mbikëqyrës të AAB me Komitetin Ligjor

Në 18  tetor 2022, Bordi Mbikëqyrës i AAB-së zhvilloi një takim me anëtarët e Komitetit Ligjor. Kryetari i AAB, z. Bledar Shella, përshëndeti pjesëmarrësit dhe vlerësoi angazhimin dhe kontributin e anëtarëve të Komitetit të Ligjor për çështje ligjore të industrisë bankare. Përmirësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve midis komitetit teknik dhe Zyrës Ekzekutive të AAB-së, ishin […]

Lexo më shumë
14
Oct
Workshop i Komitetit të Auditit

Më 14 tetor 2022, u organizua një workshop i Komitetit të Auditit në AAB.  Kryetari i Komitetit, z. Ilir Rudi, Drejtor i Divizionit të Auditit të Brendshëm në ABI Bank dhe Ediola Bicaku, Drejtore e Departamentit të Auditit të Brendshëm, Intesa Sanpaolo Bank Albania, ndanë me të pranishmit eksperiencat mbi mënyrën e ndërveprimit dhe komunikimit […]

Lexo më shumë
10
Oct
Njoftim për vend të lirë pune

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) kërkon të punësojë 1 (një) punonjës, si më poshtë vijon:   Pozicioni: Koordinator, Për Trajnimet dhe Edukimin Financiar Përgjegjësitë kryesore: Koordinon dhe bashkëvepron për organizimin e trajnimeve nga ana e AAB-së nëpërmjet: Organizimi i trajnimeve, seminareve, simpoziumeve, tryezave të rrumbullakëta sipas çështjeve që koordinon, në përgjigje të interesit dhe dakordësimit […]

Lexo më shumë
29
Sep
Takimi i 54-të i anëtarëve të asociuar të EBF

Takimi i 54-të i anëtarëve të asociuar të Federatës Evropiane të Bankave (EBF) u zhvillua më 22 shtator 2022 në Bruksel. AAB mori pjesë dhe u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, z. Spiro Brumbulli. Të ftuar dhe referues ishin dhe folës të nivelit të lartë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). […]

Lexo më shumë
28
Sep
Trajnim për rritjen e kapaciteteve të stafit të bankave të nivelit të dytë për procedurat e falimentimit

Në vijim të trajnimeve dhe takimeve mbi procedurat e falimentimit, në datën 27 shtator 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), bashkëpunoi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) në organizimin e trajnimit për rritjen e kapaciteteve të stafit të bankave të nivelit të dytë për procedurat e falimentimit. Në trajnim morën pjesë 22 përfaqësues të bankave anëtare të AAB-së, […]

Lexo më shumë
1
Aug
AAB publikon statistikat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2022

AAB publikon të dhënat financiare të paaudituara të 12 bankave anëtare për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. Këto të dhëna janë përgatitur nga bankat përkatëse sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS). Për më tepër informacion klikoni këtu.

Lexo më shumë
5
Jul
AAB publikon Raportin Vjetor 2021

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) publikon Raportin Vjetor për vitin 2021. Ky botim prezanton arritjet kryesore të veprimtarisë së AAB-së për vitin 2021. Disa nga arritjet kryesore gjatë vitit 2021: Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të statutit të ri, u themeluan komitetet teknike të reja. 7 komitete të përhershme teknike dhe një komitet ndihmës […]

Lexo më shumë
20
Jun
Udhëtim trajnimi me gazetarë ekonomikë

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), me mbështetjen e OTP Bank Albania, organizoi në datat 17-19 qershor 2022, aktivitetin vjetor me gazetarë ekonomikë. Ky aktivitet është konceptuar si një bisedë e hapur mes përfaqësuesve të dy sektorëve përgjatë një rrugëtimi edukativ, njohës dhe informues. Tema kryesore këtë herë ishte digjitalizimi. 18 gazetarët ekonomikë që morën pjesë […]

Lexo më shumë
14
Jun
Zhvilloi punimet Forumi “Digjitalizimi kundrejt parasë fizike”

Në datën 14 qershor 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi Forumit me temë “Digjitalizimi kundrejt parasë fizike”.  I konceptuar në një sesion të vetëm duke synuar përcjelljen e drejtpërdrejtë të problematikave në lidhje me tematikën, punimet e këtij forumi u fokusuan në trajtimin e kanaleve alternative të pagesave, uljen e parasë fizike në ekonomi […]

Lexo më shumë
8
Jun
AAB publikon Raportin CSR “Bankat për shoqërinë” 2021

AAB publikon raportin vjetor 2021 të Përgjegjësisë Sociale të Korporatave për industrinë bankare. Ky botim prezanton përpjekjet e bankave anëtare për një shoqëri dhe ekonomi më të mirë, për një ambient të pastër dhe të shëndetshëmqë ndihmojnë një zhvillim të qëndrueshëm. Lexo raportin

Lexo më shumë
2
Jun
Leksion i hapur mbi edukimin financiar

Në 31 maj 2022, AAB zhvilloi një leksion të hapur me studentët me studentë të vitit të tretë të Fakultetit Ekonomik, Dega Financë – Bankë, në Universitetin Europian të Tiranës (UET). Leksioni mbi “Bakingun Personal” u drejtues nga znj. Iva Ikonomi (Zheku), Drejtore e Shitjes me Pakicë, Fibank, e cila u foli studentëve mbi marrëdhënien me bankën, huamarrjen, transparencën […]

Lexo më shumë
26
May
Takim mbi procesin e fiskalizimit

Në 24 maj 2022, u zhvillua takimi i bankave tregtare me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Në qendër të diskutimit ishin problematikat që hasin bankat gjatë zbatimit të fiskalizimit si tatimpagues dhe si raportues të transaksioneve me faturë elektronike. Sqarimi dhe mbajtja e një qëndrimi përfundimtar për disa nga çështjet e diskutuara është […]

Lexo më shumë
23
May
e-KYC & e-signature – zgjidhje për institucionet financiare

Më 20 maj 2022, përfaqësuesit e bankave në Shqipëri dhe Kosovë, ishin të ftuar në aktivitetin e titulluar “e-KYC & e-signature – zgjidhje për institucionet financiare”, organizuar nga Mellon dhe Euronovate me fokus digjitalizimin. Pjesëmarrësit u njohën me zgjidhjet e prezantuara dhe u qartësuan mbi disa çështje në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi për nënshkrimin elektronik dhe njohjes së […]

Lexo më shumë
6
May
Takimi i Kryeministrit me Drejtorët e Përgjithshëm të bankave

Më 6 maj 2022, Drejtorët e Përgjithshëm të bankave morën pjesë në takimin e organizuar nga Kryeministri, z. Edi Rama. Takimi i cili u zhvillua me pjesë marrjen e Guvernatorit Gent Sejko, Ministres së Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimi, dhe Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit znj. Mirlinda Karçanaj, pati në fokus […]

Lexo më shumë
13
Apr
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Konkursit të Parasë

Në datën 12 prill 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve të fituesve të Konkursit të Parasë. Fituesit e 3 vendeve të para të konkursit u vlerësuan me çmimet e mundësuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Banka e […]

Lexo më shumë
1
Apr
Zhvillohet finalja kombëtare e Kuizit të Parasë

Më 30 mars 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), organizoi për herë të katërt Kuizin Evropian të Parasë me pjesëmarrjen e 360 nxënësve të grup moshës 13-15 vjeç nga 58 shkolla nga i […]

Lexo më shumë
25
Mar
Java e Parasë 2022 Rinia dhe Bankingu digjital: Leksione të hapura në universitete

Më 24 dhe 25 mars 2022, në kuadër të Javës së Parasë, në bashkëpunim me bankat anëtare AAB organizoi leksione të hapura me temën “Rinia dhe Bankingu Digjital”. Përfaqësuesit e bankave iu drejtohen studentëve për t’i ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e kulturës financiare si pjesë e formimit të përgjithshëm. Gjatë leksioneve u prezantua orientimi dhe përparësia […]

Lexo më shumë
24
Mar
Java e Parasë 2022, 21-27 mars 2022, “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!”

Në datat 21-27 mars 2022, Shoqata Shqiptare të Bankave, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë  dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, festojnë Javën e Parasë 2022, nën sloganin “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!”. Aktivitetet edukative të organizuara gjatë kësaj javë synojnë t’i përfshijnë fëmijët dhe […]

Lexo më shumë
24
Mar
Leksion i hapur mbi bankingun digjital në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Më datë 23 mars 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi një leksion të hapur në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë (UMSh) me pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike. Aktiviteti është pjesë e organizimeve të AAB-së në kuadër të Javës së Parasë, javë e dedikuar edukimit financiar. Aktiviteti u hap nga Prof.Asoc.Dr. Orkida Ilollari, Drejtore […]

Lexo më shumë
18
Mar
Leksion i hapur mbi kriptomonedhat

Më 18 mars 2022, Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së, Dr. Spiro Brumbulli organizoi një leksion të hapur mbi kriptomonedhat. Në këtë leksion morën pjesë studentët e  programit të studimit Bachelor në Fakultetin e Biznesit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD).

Lexo më shumë
16
Mar
Takim i Bordit Mbikëqyrës të AAB me Komitetin e Financës dhe Kontabilitetit

Në 16 mars 2022, Bordi Mbikëqyrës i AAB-së zhvilloi një takim me anëtarët e Komitetit të Financës dhe Kontabilitetit.   Kryetari i AAB, z. Bledar Shella, vlerësoi angazhimin e anëtarëve të këtij komitetit, kontributin e tyre në mbështetjen me argumente të propozimeve të bëra nga Zyra Ekzekutive si dhe furnizimin e vazhdueshëm me të dhëna […]

Lexo më shumë
4
Mar
Njoftim mbi vendimin e marrë për heqjen e komisioneve për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës

Tiranë, 4 mars 2022 Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), bën me dije se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri kanë vendosur të bëjnë zero komisionet për transfertat bankare në drejtim të Ukrainës dhe/ose përfituesve – qytetarë/individë dhe institucione shtetërore – të shtetit të Ukrainës. Kjo masë do të lehtësojë të gjithë ata […]

Lexo më shumë
24
Feb
Numri i ri i Revistës Bankieri

AAB publikon edicionin e ri dhe të fundit të revistës Bankieri. Revista është tashmë e disponueshme në faqen e internetit të AAB-së dhe shpërndahet tek të gjitha palët e interesuara. Kliko këtu për ta lexuar.

Lexo më shumë
24
Feb
Workshop virtual për ndërgjegjësimin e përfaqësuesve të bankave të nivelit të dytë për procedurat e praktikës jashtë-gjyqësore të falimentimit

Në datën 24 shkurt 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), bashkëpunoi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) në organizimin e një seminari të hapur virtual për sektorin bankar me temë “Ndërgjegjësimi i përfaqësuesve të bankave të nivelit të dytë për procedurat e praktikës jashtë-gjyqësore të falimentimit.   Veprimtaria pati për qëllim ndërgjegjësimin e bankave të nivelit […]

Lexo më shumë
23
Feb
Workshop: Zhvillimet fiskale dhe ligjore

Në datën 23 shkurt 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në bashkëpunim me PwC Shqipëri dhe Kosovë zhvilloi workshopin “Zhvillimet fiskale dhe ligjore”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të departamenteve të financës dhe ligjorit të bankave anëtare. Aktiviteti u hap nga z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB dhe znj. Loreta Peçi, Partner  Drejtues Vendor […]

Lexo më shumë
15
Feb
AAB organizon takim me gazetarët e ekonomisë

15 shkurt 2022 – Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), z. Bledar Shella zhvilloi një takim me gazetarët e ekonomisë të mediave kryesore dhe portaleve në vend. Z. Shella prezantoi për bashkëpunëtorët nga media rezultatet e industrisë bankare për vitin financiar 2021. Prioritetet e punës së AAB për vitin 2022 dhe rëndësia e rolit […]

Lexo më shumë
11
Feb
Promovimi i librit “Hapat e parë në financë”

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) më datë 9 shkurt 2022, promovoi në mjediset e shkollës “Emin Duraku” në Tiranë, botimin në shqip të librit “Hapat e parë në financë”. Promovimi i librit u bë në prani të drejtoreshës dhe nxënësve të klasave të nënta të shkollës, të cilët ndoqën me interes prezantimin. Veprimtaria promovuese vijoi  […]

Lexo më shumë
26
Jan
Bankat marrin pjesë në aktivitetin “Kreditimi i Bujqësisë”

Drejtorët e Përgjithshëm të bankave morën pjesë në aktivitetin: “Kreditimi dhe Financimi i Bujqësisë Shqiptare”, organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural më datë 26 janar 2022, me praninë e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Genti Sejko. Në emër […]

Lexo më shumë
26
Jan
Takim i industrisë bankare me DPPPP

Ditën e martë, datë 25 janar 2022, u zhvillua një takim pune i industrisë bankare me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP). Në takim morën pjesë përfaqësues të bankave nga strukturat e Përputhshmërisë dhe Ligjorit. Nga DPPP ishin të pranishëm z. Elvis Koci – Drejtor i Përgjithshëm, z. Artan Shiqerukaj – Drejtor i Drejtorisë së Analizës, […]

Lexo më shumë
24
Jan
Edukimi financiar: AAB publikon librin “Hapat e Para në Financë” në gjuhën shqipe

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) sjell në gjuhën shqipe botimin elektronik “Hapat e para në financë” të autorit Gunnar Baldvinsson, një libër i vlerësuar ndërkombëtarisht për nevojat e fëmijëve, mësuesve dhe të rriturve për të fituar njohuri fillestare mbi financat. Botimi ndërkombëtar, i prezantuar nga Federata Evropiane e Bankave, synon të ofrojë njohuri dhe udhëzime për mësuesit në të gjithë Evropën, të cilët janë […]

Lexo më shumë
12
Jan
Statistika mujore

AAB publikon të dhëna të përgjithshme mujore për sektorin. Raporti përfshin të dhënat e agreguara

Lexo më shumë