Njoftim nga banka Societe Generale Albania

07/06/2018

Në vijim të informacioneve të pavërteta dhe të pabazuara të publikuara në faqen e një portali online lokal dhe llogaritë e tij në rrjete sociale, të cilat Societe Generale Albania zyrtarisht i mohon, Banka deklaron që nuk do të lejojë të qarkullojnë dhe përhapen deklarata të tilla kundrejt saj.

Për këtë arsye Societe Generale Albania ka angazhuar avokatët e saj të ndërmarrin të gjithë hapat ligjore kundër këtij subjekti si dhe çdo subjekti tjetër të përfshirë në përhapjen e informacioneve të kësaj natyre.