Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi

13/09/2017



Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë (SHSSH), dhe Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve (SH.SJ.P.FI), nënshkruan më datë 13 shtator 2017 Memorandumin e Bashkëpunimit. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, drejtorë të përgjithshëm të bankave dhe shoqërive të sigurimit, si dhe ekspertë të sektorit financiar. Aktiviteti u ndoq nga media.