Ligji ri “Për falimentin” – Workshop për bankat

07/02/2017

7 Shkurt 2017 – AAB në bashkëpunim me IFC, organizuan Workshop-in “për bankat që veprojnë në Republikën e Shqipërisë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me ligjin e ri të falimentit dhe procedurat e tij.”. Ligji ri “Për falimentin”, u miratua më datë 27 tetor 2016.

Qëllimi i workshop-it ishte pasqyrimi i risive që sjell ligji i ri, evidentimi i procedurave të tij nën këndvështrimin e bankave dhe atë ligjor, duke specifikuar gjithashtu rolin e rëndësishëm të administratorit të falimentit. Trajnimi u drejtua nga konsulentët e IFC-së, Prof. Mariana Semini dhe Prof. Vangjel Kosta.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn