Leksion i hapur në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

31/05/2018

Në datë 31 maj 2018, AAB në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan organizoi një leksion të hapur me studentët e Fakultetit Ekonomik në këtë universitet.
Gjatë këtij leksioni i cili u drejtua nga Ediola Biçaku dhe Glejdja Hibraj, Drejtuese të Departamenteve të Auditit të Brendshëm respektivisht në bankat Intesa SanPaolo Shqipëri dhe Fibank Shqipëri, studentët u njohën me rolin dhe funksionet e auditimit të brendshëm në institucionet financiare.