Finalja e Shqipërisë për Kuizin Evropian të Parasë

E enjte, data 28 mars 2019, ora 11:00.

Në ambientet e Qendrës Kulturore
(Kompleksi i Katedrales Orthodhokse Tiranë).



Kliko këtu për t’u praktikuar për finalen!





Kuizi Evropian i Parasë (European Money Quiz) zhvillohet për herë të dytë si një konkurs mbarë evropian me qëllim përmirësimin e kulturës financiare të fëmijëve të moshës 13 - 15 vjeç. Kuizi pritet të përfshijë mijëra fëmijë në 30 vende evropiane.

Konkursi do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë përfshin garat kombëtare me klasat e 9-ta të cilët do të konkurrojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin gjatë një aktiviteti “live”, në platformën Kahoot!. Klasa më e zgjuar dhe më e shpejtë, do të duhet t’i përgjigjet saktë dhe shpejt 15 pyetjeve të konkursit kombëtar.

Në fazën e dytë, dy nxënës që përfaqësojnë klasën fituese do të konkurrojnë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë që do të zhvillohet më 7 maj në Bruksel.

Ky konkurs organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe Banka e Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Shoqata e Shqiptare e Bankave do të mbulojë të gjitha shpenzimet për përfaqësimin e dy nxënësve dhe mësueses kujdestare në finalen evropiane.



Si mund të bëheni pjesë?

Plotësoni formën e mëposhtme të regjistrimit


KUJDES!

Nxënësit duhet të informojnë mësuesen e tyre se duan të marrin pjesë në konkurs dhe të regjistrohen online. Për më shumë informacion rreth kushteve të pjesëmarrjes të kontaktojnë në adresën junida.katroshi@aab-al.org (apo të vizitojnë http://www.europeanmoneyweek.eu).

Klasa më e zgjuar dhe më e shpejtë, do të duhet t’i përgjigjet saktë dhe shpejt 15 pyetjeve të konkursit kombëtar. Çdo klasë do të përfaqësohet me një ose dy skuadra me nga dy nxënës.

Çmimet për 3 skuadrat fituese të fazës kombëtare do të jenë si më poshtë:

  • Vëndi i pare - pjesëmarrje në finalen evropiane të Kuizit, në Bruksel, dhe 2 tablet
  • Vëndi i dytë - 2 tablet
  • Vëndi i tretë - 2 tablet

Fituesit kombëtarë do të luajnë “live” kokë më kokë për të fituar çmimin e madh evropian.

Çmimi i madh i takon klasës dhe fituesve, lavdia e Kampionëve Europian të Kuizit të Parasë 2019!


Regjistrimet janë mbyllur!

Sukese në konkurs.



Kuizi Evropian i Parase ne 2018

Çfarë është Kahoot!?

Kahoot! është një platformë mësimi pa pagesë për mësuesit dhe nxënësit aktivë. Kahoot! luhet më mirë në një mjedis grupi, për shembull, një klasë. Lojtarët u përgjigjen pyetjeve në pajisjet e tyre (smart phone ose tablet), ndërsa lojërat shfaqen në një ekran të përbashkët për të bashkuar mësimin. Ajo krijon një 'moment energjie' duke nxitur lojtarët të punojnë dhe festojnë së bashku.

Për të mësuar më shumë vizito getkahoot.com.

Kahoot support pages: https://kahoot.com/help/