Kuizi Evropian i Parasë në Shqipëri: Promovimi i Edukimit Financiar

28/03/2019

Më 28 mars 2019, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, organizoi për të dytin vit radhazi, Kuizin Evropian të Parasë me pjesëmarrjen e rreth 350 nxënësve të shkollave 9-vjeçare nga i gjithë vendi. Pjesmarrësit konkurruan në bazë ekipore në një garë të organizuar nëpërmjet platformës online Kahoot!

Fëmijë të moshave 13 – 15 vjeç nga 59 shkolla 9-vjeçare morën pjesë në këtë konkurs, i cili është një nismë e re për të vënë në provë njohuritë e tyre financiare.

Ekipi fitues është nga shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë dhe përbëhet nga: Almira Tota dhe Hana Spahia.

Fituesit do të përfaqësojnë Shqipërinë në finalen evropiane ku do të garojnë 30 vende. Konkursi do të zhvillohet më 7 maj në Bruksel. Përveç kësaj, Banka e Shqipërisë shpërndau dhurata simbolike për fituesit.

Foto