Konferenca e Studentëve të Universitetit Epoka

25/06/2018

Më 25 qershor 2018, Departamenti i Ekonomisë i Universitetit Epoka në bashkëpunim me Shoqatën Ekonomike të Shqipërisë (ESA), Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe Rrjetit të Ekonomistëve të Rinj organizoi Konferencën e Studentëve SCE-2018. Konferenca e përqëndrua në katër tema kryesore: Popullsia, migrimi dhe siguria; Tregtia ndërkombëtare; Rritja dhe zhvillimi ekonomik; Kurset e këmbimit dhe inflacioni. Studentët u pajisën me çertifikata pjesmarrje.

Dr. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB-së, ishte një prej folësve kryesor në këtë veprimtari. Gjatë fjalës së tij ai përmendi sfidat e shoqërisë në Shqipëri dhe më gjerë dhe vuri në dukje se konferenca të tilla mund të shërbejnë për zhvillimin e karrierës së studentëve.

Foto