Kërkesat e Rregullatorit lidhur me rolin e auditimit të brendshëm të bankave

16/11/2018

Më 16 nëntor 2018, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi një tryezë diskutimi me temë: “Kërkesat e Rregullatorit lidhur me rolin e auditimit të brendshëm të bankave”, duke e konsideruar si një nga prioritetet e Komitetit të Auditimit të Brendshëm të AAB-së në vijim të ndryshimeve të viteve të fundit në kuadrin rregullativ, të cilat ndikojnë midis të tjerave Auditimin e Brendshëm, si p.sh.: për sistemin e kontrollit të brendshëm, për procesin e vlerësimit të brendshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit (ICAAP), për mbikëqyrjen e konsoliduar, për planet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, për riskun operacional, etj. Gjatë takimit u diskutua në lidhje me kërkesat rregullatore që ndikojnë funksionin e audituesit të brendshëm dhe pritshmëritë në këtë drejtim.

Znj. Dorida Stambolla, Drejtuese e Auditimit të Brendshëm në Raiffeisen Bank, prezantoi “Roli i auditimit të brendshëm në banka dhe jetësimi në rregulloret e Bankës së Shqipërisë”, si dhe analizoi ndikimin e rregulloreve në auditimin e brendshëm. Pjesëmarrësit u organizuan në grupe pune për të ndarë mes tyre eksperiencat që secila bankë ka në zbatimin dhe interpretimin e kuadrit rregullator, si dhe prezantuan problematikat dhe shqetësimet e evidentuara nga puna në grup. Në takim morën pjesë përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, drejtues të departamenteve të auditimit dhe specialistë të lartë në bankat anëtare.