Forumi i Dytë i Auditimit të Brendshëm: “Përgjegjshmëria ndaj grupeve të interesit”

13/10/2017



Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Audituesve të Brendshëm (AIIA), organizuan Forumin e Dytë të Auditimit të Brendshëm të titulluar: “Përgjegjshmëria ndaj grupeve të interesit”. Ky forum ishte një mundësi e shkëlqyer për grupet kryesore të interesit, për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi njohuritë, perspektivat dhe rekomandimet e kërkuara nga audituesit e brendshëm, për të lehtësuar arritjen e objektivave. Aktiviteti u ndoq jo vetëm nga auditues të brendshëm nga sektori bankar por në të morën pjesë dhe drejtues ekzekutiv të bankave, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, përfaqësues nga Banka Qëndrore e Kosovës, përfaqësues nga kompanitë ndërkombëtare të konsulencës dhe shoqata profesionale si dhe nga institucione financiare.