Zhvillon punimet Forumi IV Financiar

23/06/2016

When:
June 23, 2016 @ 9:22 am – 10:22 am
2016-06-23T09:22:00+02:00
2016-06-23T10:22:00+02:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

Në datë 23 qershor 2016 zhvilloi punimet Forumi IV Financiar, organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Këtë vit, diskutimet e këtij forumi u fokusuan në çështjen e rigjallërimit të kreditimit, në mbështetje të një rritjeje ekonomike të qëndrueshme. Në forum morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ministri dhe Zëvendësministri i Financave, Ministrja dhe Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, drejtues të lartë të Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtorë të Përgjithshëm të bankave kryesore që operojnë në Shqipëri, drejtuesit e misionit dhe përfaqësuesit vendorë të FMN-së dhe Bankës Botërore, përfaqësues të Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Autoritetit Mbikëqyrës Evropian (EBA), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), etj..

Gjatë punimeve të forumit, u diskutua gjerësisht në lidhje me problematikat dhe çështjet që vlerësohen si pengesa për rigjallërimin e kreditimit të shëndetshëm të ekonomisë, përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit, praktikat bashkëkohore ndërkombëtare në nxitjen e kredisë bankare, etj., si dhe u hartuan konkluzionet përkatëse.

Foto