Udhëtim trajnues për gazetarë ekonomikë

21/10/2016

When:
October 21, 2016 @ 8:36 am – October 22, 2016 @ 9:36 am
2016-10-21T08:36:00+02:00
2016-10-22T09:36:00+02:00
Where:
Montenegro

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), organizoi më 21-22 tetor, 2016, në Mal të Zi, një seminar trajnimi për 23 gazetarë nga media e shkruar, vizive dhe elektronike. Ky aktivitet i organizuar për të dytin vit radhazi, edhe këtë vit u projektua si një kombinim trajnimi dhe udhëtimi argëtues. Ekspertë të bankave (Fibank, NBG Bank Shqipëri, Societe Generale Albania dhe Tirana Bank) trajtuan çështje si: aspekte të raportimit financiar, mardhënia me mediat; rreziku i kredisë dhe kreditë me problem; on line bankare, dixhitalizimi, sigurina dhe transportini cash-it.

Pjesë e programit ishte edhe vizita në Shoqatën e Bankave të Malit të Zi, në Podgoricë. Në ditën e dytë të aktivitetit u zhvillua një udhëtim në Kotor dhe Budva.

Ky aktivitet po kthehet në një traditë efikase, organizuar nga AAB, me qëllim transparencën dhe komunikimin më të mirë me publikun.

Prezantime

Interpretimi i Pasqyrave Financiare dhe statistikave qe publikohen nga AAB.pdf

Overview on NPL.pdf

Siguria_Transporti cash_online banking_dixhitalizimi.pdf

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Foto