Udhëtim trajnimi me gazetarët ekonomikë

6/11/2018

When:
November 6, 2018 @ 3:33 pm – 4:33 pm
2018-11-06T15:33:00-01:00
2018-11-06T16:33:00-01:00

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), për të katërtin vit radhazi, organizoi udhëtimin e pervitshëm për gazetarët ekonomikë. Organizimi i këtyre udhëtimeve bazohet në një bashkëpunim të ngushtë midis AAB-së, bankave anëtare dhe perfaqesues të medias. Edhe këtë vit, aktiviteti u projektua si një kombinim trajnimi dhe udhëtimi argetues. Veprimtaria u organizua më 2-4 nëntor 2018 në qytetin e Janinës, Greqi dhe u mbështet nga Banka Amerikane e Investimeve (ABI) dhe Union Bank.

18 gazetarë ekonomikë të mediave të shkruara, elektronike dhe online patën mundësine për të ndarë informacion me ekspertë nga sektori bankar. Seminari dhe vizitat në qendra turistike synuan në një kuptim më të mirë të çështjeve  aktuale dhe sfidave të sektorit bankar, si dhe në forcimin e bashkëpunimit midis dy sektorëve, me qëllim transparencën dhe komunikimin më të mirë me publikun.

Foto