Tryezë diskutimi mbi sektorin bankar italian dhe shqiptar

20/02/2018

When:
February 20, 2018 @ 3:30 pm – 4:30 pm
2018-02-20T15:30:00-01:00
2018-02-20T16:30:00-01:00

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi më 20 shkurt një tryezë diskutimi me fokus sektorin bankar italian dhe atë shqiptar. Përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Drejtorë të Përgjithshëm dhe drejtues të nivelit të lartë nga disa banka, ambasadori italian në Tiranë, si dhe përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Shoqatës Italiane të Bankave (ABI), ishin të pranishëm në këtë takim, për të diskutuar mbi situatën, perspektivat dhe sfidat aktuale të industrisë bankare.

Në fjalën e tij të mirëseardhjes, kryetari i AAB-së, z. Silvio Pedrazzi, prezantoi një pasqyrë të sistemit bankar në Shqipëri duke u përqendruar në veçanti në strukturën e sistemit bankar shqiptar dhe tendencat e fundit ekonomike dhe financiare. Ai përshëndeti mundësinë për të thelluar bashkëpunimin me homologët italianë dhe për të përfituar nga përvoja e tyre si një vend i BE-së.

Z. Guido Rosa, zëvendëskryetar i ABI, pasi falenderoi organizatorët për pritjen dhe palën shqiptare për pritjen dhe organizimin e një vizite të mrekullueshme të delegacionit Italian në Shqipëri, theksoi se sot sektori bankar në Itali ka lënë pas kohën e krizës, sistemi ndodhet në konsolidim, janë bashkime që kanë ndodhur dhe po ndodhin, bankat po përparojnë dhe po përballen me sfidat e modernizimit të modelit të biznesit të tyre. Sfida më e madhe tani është lidhja e madhësisë së kapitalit me fitimin e siguruar nga aktiviteti bankar.

Z. Pierfrancesco Gaggi, Drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (ABI), bëri të njohur për pjesëmarrësit strukturën dhe zhvillimet e fundit në sistemin bankar në Itali. Theksi u vu në konsolidimin e sektorit dhe në situatën e kredive me probleme. Gjatë fjalës së tij ai tha se me stabiliazimin makroekonomik, sitauta e bankave është përmirësuar ndjeshëm, edhe pse nën trysninë e ndryshimeve të shumta rregullative.

Nga pikëpamja rregullatore, z. Deniz Deralla, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, prezantoi zhvillimet e fundit në kuadrin rregullator dhe masat përkatëse për ndërmjetësuesit e huaj. Çështje si tendencat financiare brenda kornizës evropiane, Basel II dhe III Acord, ndryshimet që tashmë kanë ndodhur dhe ndryshimet që duhet të bëhen, masa për të kontrolluar dhe ulur NPL dhe nevojën për standarde të përmirësuara, u prezantuan gjatë fjalimit të tij.

Takimi perfundoi me rekomandimin për të forcuar kontaktet dhe thelluar bashkëpunimin në të ardhmen në interes të përbashket.

Foto