Tryezë diskutimi – Mbi përmirësimin e raportimeve të transaksioneve të dyshimta dhe analizimit të tyre | 12/09/2013

12/09/2013

When:
September 12, 2013 @ 1:43 pm – 2:43 pm
2013-09-12T13:43:00+00:00
2013-09-12T14:43:00+00:00

Në 12 Shtator 2013, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) organizoi në ambientet e “Sky Hotel”, një trajnim me temë “Mbi përmirësimin e raportimeve të transaksioneve të dyshimta dhe analizimit”. Në këtë tryezë morën pjesë Z. Agron Kaja, Zv. Drejtor i Përgjithshëm, Z. Aleks Marku, Përgjegjës i Sektorit të Legjislacionit dhe Trajnimit dhe Z. Artan Shiqerukaj, Përgjegjës i Sektorit të Analizës Strategjike nga DPPP; përgjegjësit e përputhshmërisë dhe specialistë në çështje të parandalimit të pastrimit të parave në bankat tregtare; Zj. Mirjana Goxharaj, Shefe e Sektorit të Përputhshmërisë dhe AML në Departamentin e Mbikëqyrjes dhe Zj. Zamira Asllani nga Banka e Shqipërisë.

Në fjalën e saj të hapjes Zj. Xhaferaj u shpreh se ky takim vjen në vazhdën e takimeve të tilla mes Autoritetit dhe bankave, me qëllim përmirësimin e punës dhe aktivitetit të të dy palëve, dhe ka për qëllim diskutimin dypalësh mbi tipologjitë dhe risitë në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, dhe veçanërisht mbi raste konkrete të raportuara nga bankat për të nxjerrë në pah mangësitë apo ç’duhet bërë më mirë.

Z. Kaja në fjalën e tij falënderoi AAB për gatishmërinë dhe bashkëpunimin dhe theksoi rëndësinë e punës si një ekip  i vetëm me qëllim zbatimin e drejtë dhe të përpiktë të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi. Ai theksoi se DPPPP ka vlerësuar përmirësimin dhe shtimin e numrit të raportimeve të aktiviteteve të dyshimta nga sistemi bankar, por evidentohen ende problematika dhe mangësi në drejtim të cilësisë. Ai u shpreh se përveç diskutimit të rasteve konkrete, në këtë takim mirëpritet dhe çdo rekomandim apo vërejtje e sistemit bankar me qëllim shkëmbimin e informacioneve cilësore dhe të sakta, që të bëhet e mundur dhe ndjekja e mëtejshme e rasteve të evidentuara në organet e tjera kompetente.

Zj. Goxharaj, duke përshëndetur organizimin e takimeve të përbashkëta theksoi se Banka e Shqipërisë ka miratuar tashmë Rregulloren “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, e cila është hartuar  në frymën e ndryshime të bëra në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” si dhe të rekomandimeve të Moneyval.
Pjesëmarrësit në takim u ndalën më gjerësisht në problematika më teknike të hasura gjatë raportimit apo gjatë analizës të raportimeve, si dhe diskutuan mbi mënyrat më të mira për ti adresuar ato në të ardhmen.

Foto