Tryezë diskutimi “Mbi Masat Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit”

11/12/2014
When:
December 11, 2014 @ 10:18 am – 11:18 am
2014-12-11T10:18:00-01:00
2014-12-11T11:18:00-01:00

9 Dhjetor 2014 – Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) organizoi në ambientet e “Sky Hotel”, tryezën e diskutimit me temë “Mbi Masat Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit”. Në këtë tryezë morën pjesë Z. Gent Gazheli, Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP-së, Z. Agim Ismaili, dhe përfaqësues të tjerë të DPPPP-së; përgjegjësit e përputhshmërisë dhe specialistë të parandalimit të pastrimit të parave në bankat tregtare; Zj. Mirjana Goxharaj, dhe përfaqësues të Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.

Duke falënderuar për pjesëmarrjen e gjerë Zj. Xhaferaj theksoi se ky takim u iniciua nga DPPPP në vazhdën e takimeve të tilla mes Autoritetit dhe bankave, me qëllim diskutimin e masave të marra dhe problematikave të hasura nga bankat në zbatim të ligjit “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit”.

Z. Gazheli në fjalën e tij falënderoi AAB-në për gatishmërinë dhe bashkëpunimin dhe theksoi veçanërisht rëndësinë e diskutimit mbi luftën kundër financimit të terrorizmit. Ai informoi të pranishmit se Shqipëria është ende në listën e vendeve nën monitorimin e FATF-së (Financial Action Task Force). Ai u shpreh se tashmë Qeveria i ka ndërmarrë të gjitha hapat dhe ka kryer ndryshimet e nevojshme ligjore, dhe një Grup Monitorues i FATF-së do të vizitojë Shqipërinë në Janar të 2015, për të vlerësuar nxjerrjen e vendit nga kjo listë dhe masat e marra nga të gjithë aktorët e përfshirë, ku një rol të rëndësishëm për luftën kundër financimit të terrorizmit kanë edhe bankat tregtare.

Zj. Goxharaj, theksoi, në lidhje me çështjen kryesore të takimit se është shumë i rëndësishëm dallimi ndërmjet pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, dhe marrja e masave përkatëse të vigjilencës së duhur në subjektet bankare.
Në vijim Z. Ismaili diskutoi me përfaqësuesit e bankave në mënyrë më të detajuar në lidhje me problematikat dhe shqetësime konkrete të hasura nga sistemi bankar në zbatim të ligjit “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit”.

Tryezën e diskutimin e vlerësoi dhe përshëndeti dhe Z. Indrit Banka, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn

Foto