Takim në kuadër të projektit për “Debitimin Direkt Ndërbankar”

27/07/2016
When:
July 27, 2016 @ 9:17 am – 10:17 am
2016-07-27T09:17:00+02:00
2016-07-27T10:17:00+02:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

Në datën 26 korrik  2016, në mjediset e Shoqatës Shqiptare të Bankave, në kuadër të projektit për Debitimin Direkt Ndërbankar, u zhvillua takimi me pjesëmarrje nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, Banka e Shqipërisë, Komiteti i Pagesave të AAB dhe shoqërive utilitare (OSHEE, UK Tiranë, Albtelekom).  Në këtë takim u diskutua mbi dakordësinë e një bashkëpunimi ndërmjet palëve për realizimin e debitimit direkt ndërbankar dhe formalizmin e këtij procesi.

Debitimi Direkt Ndërbankar është një prej projekteve të ngritura nga rekomandimet e mbledhjes së parë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, me propozim të Shoqatës Shqiptare të Bankave. Sipas këtij projekti, synohet që të eliminohet kufizimi i pagesave të faturave nga konsumatorët drejt shoqërive utilitare kur palët nuk kanë llogari në të njëjtën bankë. Ky projekt lehtëson klientët e shoqërive utilitare të kenë llogari në bankën që dëshirojnë dhe, po kështu, shoqëritë utilitare mund të mbajnë llogarinë vetëm në një bankë.

Pjesëmarrësit shprehën dakordësinë për zhvillimin e mëtejshëm të projektit dhe për çështje më specifike të diskutuara u vendos organizimi i një takimi tjetër në nivel teknik ndërmjet palëve.

Sipas Planit të Veprimit, projekti i Debitimin Direkt Ndërbankar është planifikuar të vihet në zbatim në prill 2017.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn