Takim me Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi

27/02/2019

When:
February 27, 2019 @ 1:52 pm – 2:52 pm
2019-02-27T13:52:00-01:00
2019-02-27T14:52:00-01:00

Drejtorët e përgjithshëm të bankave tregtare, zhvilluan sot një takim me Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi. Në qendër të diskutimit ishte përmirësimi i klimës së biznesit. Duke theksuar qëndrueshmërinë, besueshmërinë, fortësinë rregullative, likuiditetin e bankave dhe domosdoshmërinë e kreditimit të mëtejshëm, të pranishmit në takim ngritën shqetësime në lidhje me efikasitetin e administratës publike, me trajtimin fiskal të bankave dhe biznesit, me çështjen e të drejtave të pronësisë, të de-euroizimit, të uljes së cash-it në ekonomi dhe luftës kundër informalitetit, të firmës elektronike, të vonesave në rimbursimin e detyrimeve nga shteti, të udhëzimit të dy ministrave për tarifat e shërbimit gjyqësor përmbarimor privat, të situatës aktuale, të mundësisë për financimin e ekonomisë, etj. Në takim u shpreh vullneti për t’i trajtuar me radhë këto shqetësime drejt zgjidhjes së tyre.