Takim diskutimi me sistemin bankar dhe biznesin “Marrëdhëniet Biznes-Bankë”

2/06/2017

When:
June 2, 2017 @ 3:30 pm – 4:30 pm
2017-06-02T15:30:00+00:00
2017-06-02T16:30:00+00:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

Takim diskutimi me sistemin bankar dhe biznesin
“Marrëdhëniet Biznes-Bankë: Perspektiva e kreditimit 2016”

03 mars 2016 – Banka e Shqipërisë organizoi në ambientet e saj, takimin me temë: “Marrëdhëniet Biznes-Bankë: Perspektiva e kreditimit 2016”. Të pranishëm ishin përfaqësues të sistemit bankar dhe shoqatave të  ndryshme të biznesit. Qëllimi i takimit ishte krijimi i një klime më të mirë bashkëpunimi ndërmjet sektorëve, me synim nxitjen e kreditimit të ekonomisë dhe përshpejtimin e aktivitetit ekonomik në vend.

Guvernatori Gent Sejko, hapi punimet e këtij takimi dhe u shpreh se diskutimi ndërmjet të dy sektorëve do të shërbejë për të arritur në konkluzione të qarta mbi mënyrën e duhur për t’i dhënë rrugë kreditimit të ekonomisë. Në fjalën e tij, Guvernatori nënvizoi faktin se tre grupet e interesit të pranishëm në takim: Autoriteti mbikëqyrës, bankat dhe bizneset, kanë nevojë të ndihmojnë dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, për të qenë të suksesshëm.

Në fjalën e tij, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Z. Christian Canacaris, u ndal në zhvillimet dhe sfidat me të cilat Shqipëria dhe ekonomia mbarë botërore u përball gjatë vitit 2015. Ai shtoi se pavarësisht këtyre sfidave, sistemi bankar vazhdoi të zgjerojë aktivitetin e tij, gjatë vitit 2015 dhe bankat vazhdojnë të jenë të mirë kapitalizuara dhe shumë të sigurta, dëshmuar kjo dhe nga besimi i publikut që tregohet nga rritja e depozitave. Z. Canacaris u shpreh optimist për vitin 2016, duke pasur parasysh potencialin e rritjes së sektorit bankar, si dhe të gjithë ekonomisë shqiptare në përgjithësi.

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, theksoi se ekonomia ka nevojë të kreditohet në sektorët që do të jenë të qëndrueshëm dhe që do të sjellin të ardhura dhe punësim për ekonominë, duke përmendur sektorin bujqësor, agro-përpunimin, turizmin apo teknologjinë. Ajo sugjeroi se bankat duhet ta orientojnë portofolin e tyre të kredive në këto fusha, duke qenë fleksibël në mundësitë që ofrojnë.

Pjesëmarrësit, ndër të tjera shprehën nevojën  për edukim të vazhdueshëm financiar i cili çon në vendimmarrjen e duhur. Takimi vijoi në formën e një debati të hapur, me synim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy sektorëve.

Fjala e plotë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në takim
Fjala e plotë e Kryetarit të Shoqatës Shqiptare të Bankave në takim
Fjala e plotë e Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë në takim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn