Shoqata Shqiptare e Bankave, Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit orgazojnë aktivitetin me temë “Rëndësia e edukatës financiare”, në kuadër të javës ndërkombëtare të edukimit financiar

20/03/2013

When:
March 20, 2013 @ 11:02 am – 12:02 pm
2013-03-20T11:02:00-01:00
2013-03-20T12:02:00-01:00
Where:
Tiranë
Shqipëria

Tiranë, 20 Mars 2013 – Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Arsimit organizuan aktivitetin me temë “Rëndësia e edukatës financiare”. Aktiviti u organizua në ambjenetet e Shkollës së Mesme Ekonomike në Tiranë , në kuadër të “Global Money Week “, javës ndërkombëtare kushtuar edukimit të të rinjve dhe njohjes së tyre me konceptet si kursimi , bankingu, produktet bankare dhe mjetet financiare.

Gjatë këtij aktiviteti u theksua rëndësia e edukatës financiare, në mënyrë që të rinjtë e sotëm të jenë të aftë për të kuptuar paranë, për ta administruar atë dhe të marrim vendime financiare, që do të na sjellin përfitime në të tashmen dhe në të ardhmen.

Nxënësit dhe mësuesit, u përshëndetën nga përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Përfaqësues të Bankës së Shqipërisë prezantuan tekstin “Financat Personale në Duart Tuaja” , i cili është hartuar nga specialistë të Bankës së Shqipërisë dhe printuar këtë vit me mbështëtjen e Shoqatës Shqiptare të Bankave . Ky libër u është shpërndarë falas rreth 7000 nxënësve të shkollave të mesme në mbarë vendin. Shkolla e Mesme Ekonomike në Tiranë, nuk e ka zgjedhur akoma këtë lëndë në kurrikulën e saj, por mund të rritet interesi në të ardhmen.

Znj, Liljana Shkodra, zv. Drejtore e Grupit te Bankingut Individual pranë Bankës Kombëtare Tregtare ( BKT) prezantoi rëndësinë e edukimit financiar dhe disa nga hapat e ndërmarra nga sistemi bankar në fushën e edukimit financiar.

Ky aktivitet u organizua në vijim të angazhimit për edukimin ekonomik dhe financiar të publikut nga Banka e Shqipërisë dhe  Shoqata Shqiptare e Bankave.

Foto