Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizon Forumin Kombëtar për Sigurinë Bankare

31/05/2013

When:
May 31, 2013 @ 1:35 pm – 2:35 pm
2013-05-31T13:35:00+00:00
2013-05-31T14:35:00+00:00

Tiranë, 31 Maj 2013 – Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe Komiteti i saj për Sigurinë Bankare organizuan forumin kombëtar me temë “Siguria në banka”. Forumi zhvilloi punimet e tij për të dytin vit rradhazi,  në datë 31 maj 2013 në ambjentet e Tirana International Hotel.

Pjesmarrës në aktivitet ishin përfaqësues të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri dhe Kosovë, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Shoqërive të Ruajtjes së Sigurisë Fizike (SHRSF) dhe përfaqësues të kompanive të cilat ofrojnë shërbime dhe produkte në fushën e sigurisë bankare.

Zj. Endrita Xhaferaj, Sekretare e Përgjithshme e AAB-së dhe Z. Roland Tashi, Kryetar Komitetit  për Sigurinë Bankare, në fjalën e tyre të mirëseardhjes përshëndetën të pranishëmit dhe përmendën nevojën për rritje të nivelit të sigurisë si dhe bashkepunimin e vazhdueshëm me policinë e shtetit dhe institucionet e zbatimit të ligjit.

Gjatë dy seksioneve të forumit, u trajtuan tema si: zhvillimet e fundit në drejtim të sigurisë fizike dhe asaj elektronike, evolucioni i krimit të vjedhjes, mjetet e analizës për vlerësimin e rrezikut të grabitjes, roli i komitetit për rritjen e nivelit të sigurisë, marrëdhënia e policisë me shoqëritë e ruajtjes dhe sigurisë fizike dhe nevoja për trajnim, zhvillimet në teknologjinë e sigurisë, siguria private në vendet e Bashkimit Evropian, etj. Me interes ishte prezantimi i studimit 12 vjeçar, 2000 – 2012,  për sigurinë në banka i cili paqyroi të gjitha ngjarjet e ndodhura gjatë kësaj periudhe në vendin tonë duke rekomanduar edhe permiresimet e nevojshme.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit theksuan nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional për të parandaluar evolucionin e krimit të vjedhjes. Të ftuar ishin dhe përfaqësues të sigurisë së bankave dhe drejtorisë së pergjithshme te policisë në Kosovë, të cilët sollën raste konkrete të grabitjeve të bankave si dhe informuan të pranishmit mbi punën e bërë dhe sfidat e komitetit për siguri në Shoqatën Shqiptare të Bankave.

Në përfundim të punimeve të këtij forumi pjesmarrësit shprehën vlerësimin për punën dhe arritjet e ketij viti duke shprehur nevojën për përmirësime në drejtim të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të strukturave të sigurisë në banka, vleresimin e rrezikut, rritjen e nivelit të  bashkëpunimit me institucionet e tjera shtetërore, përgjegjëse për sigurinë publike.

Foto